Fustani i nusërisë së Kate Middleton u pëlqye aq shumë nga shtëpitë e modës, saqë ende sot pas 6 vitesh, dizejnuesit po krijojnë fustane sipas atij modeli. Projektuar nga Sarah Burton për Alexander McQueen, fustani martesor kushtoi 434,000 dollarë dhe sot do ju zbulojmë disa sekrete që nuk i keni ditur më parë.
Korseja e huazuar nga epoka viktoriane kishte nje mbushje të lehtë sfungjeri në pjesën e belit.
Tyli ibrendshëm i fustani ishte i punuar mjeshtërisht dhe nuk ishte lënë pas dore si një detaj që nuk do të dukej. Kjo gjë u vu re kur Pipa Middleton i mbajti fustanin motrës së saj.
Kurora është e Mbretëreshës Elizabet dhe ka më shumë se 1000 diamantë. Ishte një dhuratë që ajo mori në ditëlindjen e saj të 18.
U deshën disa pëlhura për të realizuar fustanin e Dukesëhs dhe për fat, ajo mbante një fjongo ngjyrë bojëqielli të fshehur ! Të njëjtën gje e ka patur dhe Princeshë Diana.
Vëthët e Kate Middleton ishin dhuratë nga prindërit e saj,
Velloja ishte 2 metra e gjysmë e gjatë.