‘Derrkucja Pepa’  fut në telashe Koeman, postimi në faqen e trajnerit nuk falet nga tifozët!

Kuriozitete Sport

Rrjetet sociale janë një “urë” shumë e mire dhe efektive komunikimi, por ndonjëherë situata del jashtë kontrollit, edhe për shkaqe të tjera që nuk kanë lidhje me gabime teknike, sidomos kur vendosin të postojnë në profilin e tyre në Twitter … një video të Derrkuces Pepa!

 

NIPËRIT – Fajtori është Ronald Koeman, trajneri i Barcelonës. Në të vërtetë, për të qenë të saktë, nipërit e mbesat e tij. Në llogarinë e trajnerit holandez, është shfaqur një video e filmit vizatimor të famshëm për fëmijë e cila u fshi menjëherë, por që mbeti në internet mjaft gjatë sa për t’u bërë një temë debati në rrjetin social. Në këtë pikë, vetë Koeman shpjegoi misterin, duke postuar një fotografi me nipërit dhe mbesat e tij: “Ndonjëherë të vegjlit në familje duan të dëgjohen duke përdorur llogarinë e gjyshit të tyre.” Me pak fjalë, hollandezi u besoi një pajisje fëmijëve që t’u tregonte filmat vizatimorë dhe të vegjlit e shtëpisë u futën në telashe duke shtypur disa butona që duhej t’i shmangnin.

KOMENTET – Tifozët e Barçës, megjithatë, nuk e lanë atë ta kalonte lehtë. Paraqitjet e ekipit, të kombinuara me lamtumirën e Messit dhe një situatë jo shumë pozitive ekonomike për klubin, kanë krijuar një atmosferë të komplikuar rreth trajnerit. Dhe komentet e nxitura nuk munguan: “Setien mendonte për lopët e tij më shumë se ekipin, Pique mendon për Twitch më shumë se ekipin, Koeman mendon për Derrkucen Pepa më shumë se ekipin”, shpjegon një përdorues. Dhe ka nga ata që bëjnë një krahasim të rëndë: “Guardiola thoshte ‘le të shohim Gladiatorin për të na motivuar të fitojmë Sextete’. Koeman thotë ‘Le të shohim një orë Derrkucen Pepa për të na motivuar për ndeshjen e Copa del Rey kundër Albacete’”, thotë dikush tjetër.

Ju rikujtojme se “Derrkucen Pepa” e ndiqni  në platformën Tring çdo ditë ora 20:00 në Tring Tring!