E pini apo jo duhanin, të gjithë i dimë efektet e tij negative në fytyrë. Por përveç duhanit, është e nevojshme të dimë më shumë rreth sjelljeve apo zakoneve që bëjmë çdo ditë, por që e dëmtojnë lëkurën tonë. Përpos këshillave të përgjithshme si, të pish shumë ujë, të vendosësh krem mbrojtës etj, dermatologët kanë përcaktuar një sërë veprimesh nga të cilat duhet të heqim dorë për të pasur një lëkurë perfekte.
1.Heqja e makijazhit me larës që përmbajnë kimikate të forta.
2.Moslyerja me krem e fytyrës në mesditë, kur rrezet e diellit janë më të forta.
3.Të mos pastrosh telefonin i cili akumulon baktere të dëmshme për fytyrën.
4.Të mendosh negativisht. Stresi është shumë i dëmshëm dhe ndikon në plakjen e lëkurës.
5.Të flesh nga njëra anë, shpesh krijon rrudhat e gjumit në fytyrë që me kalimin e kohës do të bëhen më të theksuara.
6.Përdorimi i pastruesve agresivë të fytyrës. “Scrub”-i kthehet në një faktor ndikues në prishjen e ph të lëkurës.
7.Të flesh me makijazh në fytyrë nuk e lejon rigjenerimin e saj.
8.Kur nuk i kushton vëmendje sa duhet pjesës poshtë mjekrës dhe e lë pas dore. Sigurohu që kremi, pastruesi dhe larja të bëhet edhe në këtë zonë.
9.Shtrydhja e puçrrave, është shumë tunduese por nuk duhet ta bëjmë pasi rrezikojmë të mbeten njolla në fytyrë.
10.Moslarja e këllëfëve të jastëkëve vazhdimisht. Ata mbledhin shumë baktere nga kremi i natës, vajrat dhe yndyra që lëshon vetë fytyra jonë.