Dendësohen reshjet gjatë fundjavës, ja deri kur do të zgjasin

Kuriozitete

rainingfun

Rreshjet e shiut që nisën disa ditë më parë nuk kanë ndërmend të pushojnë jo vetëm gjatë fundjavës por as në ditët në vazhdim. Vera paraprake që shijuam, nuk ishte edhe aq e vërtetë! 

Sipas sinoptikanëve të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë ditës së shtunë dhe të diel do të kemi reshje të vazhdueshme në pjesën më të madhe të territorit të vendit. Madje nuk përjashtohen edhe shtrëngatat, të ciat do të jenë më të theksuara në zonat bregdetare dhe ato malore. Sa i takon temperaturave ato do të shkojnë nga 12 gradë vlerat e tyre minimale në zonat malore deri në 24 gradë në vlerat e tyre maksimale në zonat bregdetare.
Parashikimet tregojnë se moti i vranët e me shira, në të gjithë vendin, do të vijojë deri fundjavën tjetër!