Në vitin 1994 Lady Diana mori një dhuratë që nuk mund të quhej e zakonshmë për një pjesëtar të familjes mbretërore.
Dovercourt Audi e St. John’s Wood ia dhuroi Princeshë Diana-s, një makinë tip Audi 80 Cabriolet, gjë që krijoi jo pak ‘boom’ mediatik asokohe për shkak se Cabrioleti nuk ishte përdorur më parë nga një anëtar i familjes mbretërore britanike.
Gjithsesi, e mësuar për të ‘thyer’ rregullat, Diana e përdori për disa muaj makinën që u kthye në më të famshmen e verës së vitit 1994.
Automjeti do të dalë në ankand në “The Practical Classics Classic Car and Restoration Show 2020”, që do të mbahet në Birmingham më datat 27-29 mars.
Çmimi fillestar është 35.000 dollarë, ndaj nëse jeni të interesuar dhe do t’ju pëlqentë të ngisni makinën e Lady Diana, ja ku e keni mundësinë.