Më 26 dhjetor 2004 një tërmet i fuqishëm goditi pjesën jug lindore të Azisë me epiqendër në det. Goditja e fuqishme provokoi një valë gjigande, e cila preku brigjet e Sri Lankes, Tajlandës, Indonezisë, Indisë, Maldiveve, Malajzisë dhe deri në Afrikë.
Një tragjedi e tmerrshme që shkatërroi gjithçka, ku dhe ri ngritja ishte e gjatë dhe e vështirë. Fotografja Paula Bronstein ka vënë përballë vendet si kanë qenë të shkatërruar nga cunami dhe si janë bërë pas dhjetë vjetësh dhe dallimi është i dukshëm.