Çmendet moti, ja sa do të shënojnë temperaturat në 10-ditëshin e parë të korrikut

Kuriozitete

motiiiiiii

Sipas institutit të shërbimeve meteorologjike ”MeteoAlb”, java që po lëmë pas ishte një nga javët më të nxehta të përjetuara ndonjëherë duke shënuar temperatura të cilat i kaluan të 40 gradët. Termometri regjistroi vlerën maksimale ditën e djeshme (41.4 gradë Celcius) në qytetin e Beratit. Por, duke filluar nga e diela parashikohet një rënie e lehtë me 7 gradë Celcius, rënie që do të te pasojë edhe në ditët në vijim. Temperaturat në 10-ditëshin e parë të korrikut do të variojnë nga 30-33 gradë Celcius për zonat e ulëta e bregdetare dhe 26-27 gradë Celcius në zonat malore. Megjithatë sinoptikanët paralajmërojnë se vala e të nxehtit do të rikthehet në korrik, i cili do të jetë edhe muaji më i nxehtë i kësaj vere. Temperaturat e larta do të prekin më së shumti pjesën jugore-juglindore te Europës, sakaq pjesa tjetër e kontinentit do të përjetojë gjate kësaj vere alternim te ndryshimeve ekstreme te motit, si stuhi, rrebeshe, përmbytje dhe valë të shkurta të nxehti.