Çmenden temperaturat, ky është qyteti shqiptar që shënoi 48°C ditën e djeshme

Kuriozitete

 

hartaot

Që prej datës 31 korrik, vendi ynë është përfshirë nga temperaturat përvëluese të cilat kanë risjellë edhe këtë vit të nxehtin afrikan në Shqipëri. Sipas sinoptikanëve, pritet që kjo situatë të zgjasë deri në fundin e javës së parë të muajit gusht duke shënuar vlera të pazakonata. Dita e djeshme ka qenë një ndër më të nxehtat përgjatë kësaj vere. Sipas “Meteoalb”, temperatura në Vlorë dje ka shënuar 36.3°C, por prezenca e lagështirës prej 60%, ka bërë që temperatura të ndjehet në vlerat e 48°C. Ndërkohë në Tiranë temperatura është regjistruar në 37 °C, por është ndjerë në vlerat e 43 °Celcius, ndërsa pritet që edhe dita e sotme të jetë në këto vlera.

38120549 10212164121208756 896124890287964160 n

Gjatë ditës së sotme, ditë e enjte 2 gusht 2018 temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë vlerat e mëposhtme:
në bregdet: 23 / 33 °C
në vendet e ulëta: 22 / 35 °C
në vendet malore: 15 / 29 °C
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht në bregdet.