Çlirohuni nga stresi, duke përdorur vetëm laps e letër!

Kuriozitete

leter
Ndonjëherë është shumë e vështirë që të heqësh qafe të gjitha emocionet negative. Është shumë më e lehtë ta thuash se sa të kalosh në veprim. Megjithatë ka disa mënyra që mund të ndihmojnë në çlirimin e emocioneve negative. Ka një teknikë të shkruari që është shumë e vlefshme për largimin e të tilla emocioneve. E vetmja gjë që duhet të bëni është të merrni një letër e një laps dhe të uleni të shkruani çdo gjë që ndieni dhe mendoni. Mos ndaloni së menduari dhe vazhdoni të shprehni të gjitha mendimet dhe emocionet. Lërini të gjitha mendimet të dalin nga mendja juaj dhe shkruani çdo gjë.

laps

Pasi t’i keni shprehur të gjitha, duhet thjesht ta shkatërroni letrën që keni shkruar dhe të lini të gjitha mendimet të largohen. Kjo teknikë quhet Shkrimi Emocional (PEW 12) dhe gjeneron një emocion që ndikon jo vetëm në psikologjinë, por edhe në trupin tonë. Në momentin që shkruajmë, trupi jonë tenton të çlirojë tensionin. Duke ndjekur këtë teknikë çdo ditë, parandalon grumbullimin e emocioneve negative dhe ndihmon në çlirimin e tyre. Megjithatë duhet të bëni kujdes, pasi të keni shkruar çdo gjë nuk duhet ta lexoni letrën, sepse mund të rikrijoni sërish emocionet negative. Gjithashtu nuk duhet të shkruani në kompjuter ose celular, por vetëm në letër.