Nëse mendoni se fëmijët e porsalindur shohin çdo gjë, atëherë e keni plotësisht gabim. Një studim i ri i publikuar në mediat e huaja, tregon në fakt atë se çfarë dhe si në të vërtetë sheh fëmija juaj.
Fillimisht sapo foshnjat hapin sytë, ato shohin vetëm bardhë e zi dhe ajo ndodh vetëm në një distancë prej 10 deri në 20 cm larg tij. Në muajin e parë, ai fillon ta shoh paksa nënën e tij përsëri me nuanca bardhë e zi.
Në muajin e dytë dhe të tretë fëmija vazhdon të shoh vetëm nënën e tij por duke e parë në ngjyra më të qartësuara. Nga muaji i katërt e deri tek muaji i shtatë, foshnja fillon të shoh dhe babain e tij sikurse nënën në muajt e parë të jetës.