Një diamant i kuq, 8.41 karat është shitur në ankand në Hong Kong me çmimin rekord prej 14 milion euro, njoftoi Sotheby.
I vlerësuar mes 100 dhe 120 milionë dollarëve në Hong Kong, diamanti është i vendosur mbi një unazë. Rekordi i mëparshëm në ankand për një diamant të llojit të njëjtë ishte në vitin 2009, kur një diamant 5 karat u shit për 10.700.000 dollarë.
Diamanti më i shtrenjtë me ngjyrë trëndafili i shitur ndonjëherë në ankand është Pink Star (59.60 karat), i shitur në Gjenevë në nëntor 2013 për 83 milion dollarë. Por blerësi nuk ishte në gjendje për të mbuluar blerjen.
Diamanti figuron ende në inventarin e Sotheby me një vlerë prej 72.000.000 $.