Në këtë artikull do të zbuloni se çfarë ju tremb më shumë në një marrëdhënie dashurie. Shenja juaj zodiakale do t’jua zbulojë këtë. Lexojeni:
Dashi
Dashi ka frikë se i gjithë pasioni që ndjen në fillim të një njohjeje mund të zhduket me kohën. Kjo shenjë zodiakale është shumë protektive ndaj partnerit.
Demi
Personat që i përkasin shenjës së Demit kanë frikë t’i besojnë një personi. Në dashuri kërkojnë një marrëdhënie të qëndrueshme, janë shumë besnikë dhe presin sinqeritet nga partneri.
Binjakët
Frika më e madhe e një Binjaku të dashuruar është se nuk do të ketë më hapësirat e tij. Kjo shenjë zodiakale është një shpirt i lirë dhe nuk i detyron dot shtrëngimet dhe detyrimet.
Gaforrja
Frika se mos lëndohen, kjo i tremb më shumë personat e lindur nën shenjën e Gaforres. Nuk duan të zhgënjehen.
Luani
Luani është shumë i fortë dhe i guximshëm. Frika e tij më e madhe është se mos nuk vlerësohet mjaftueshëm nga personi që do.
Virgjëresha
Virgjëresha është shumë perfeksioniste dhe autokritike. Mania e saj për kontroll e shtyn shpesh të bëjë zgjedhje të gabuara. Kjo shenjë zodiakale do që gjithçka të jetë perfekte.
Peshorja
Peshorja është adhuruese e ekuilibrit, por gjëja që e tremb më shumë është të tregojë defektet dhe dobësitë e saj. Ka frikë se shkatërron gjithçka dhe shkakton dhimbje.
Akrepi
Akrepi është një shenjë që gjen lehtësisht defekte tek njerëzit që e rrethojnë. Nuk u beson mjaftueshëm të tjerëve dhe kjo e tremb.
Shigjetari
Shigjetari ka pikërisht frikë se mos dashurohet, nuk do të lidhet për shumë gjatë me një person.
Bricjapi
Bricjapi është shumë besnik dhe i sinqertë, por nuk i pëlqen të humbasë shumë kohë. Ajo që e tremb më shumë është pikërisht kjo: t’i japë gjithçka nga vetja dikujt që nuk e meriton.
Ujori
Ujori është shumë reflektues, person i vetmuar dhe i pavarur. Ka shumë frikë se mos nuk kuptohet nga partneri.
Peshqit
Si natyrë ëndërrimtare që janë, Peshqit fantazojnë shume dhe kanë shumë frikë se mos zgjohen nga një makth.