E mbani mend ëndrrën e fundit që keni parë apo jeni nga ata njerëz që nuk shohin kurrë të tilla? Edhe pse mund të mos i mbani mend, është e provuar shkencërisht se të gjithë njerëzit shohin ëndrra gjatë gjithë jetës. Por çfarë janë ëndrrat? Në kuptimin e drejtpërdrejtë, ëndrrat janë mendime dhe imazhe, tinguj, zëra dhe ndjenja subjektive që përjetohen kur jemi në gjumë. Mund të përfshijnë njerëz që ne i njohim ose krejt të huaj, vende të njohura ose që nuk i kemi parë kurrë në jetë. Ndonjëherë janë thjesht kujtime të vagullta të ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë ditës, ndërsa në raste të tjera mund të evokojnë sekretet tona më të errëta, frikën dhe fantazitë intime. Ja cilat janë ëndrrat më të shpeshta!
1.Sikur rrëzoheni: Në qoftë se shikoni në ëndërr sikur rrëzoheni, me siguri po kaloni një moment jo shumë të mirë. Ndjesia e rrëzimit nënkupton që jeni i pasigurtë dhe nuk dini në ç’terren po shkelni.
2.Sikur fluturoni: Kjo ëndërr ka dy kuptime: Lartësia shpreh dëshirën për të patur situatën nën kontroll të vazhdueshëm, mund të bëhet fjalë për një gjendje në familje, shoqëri ose në marrëdhëniet personale; kurse sipas interpretimit të dytë, personat shohin këtë lloj ëndrre duan ta lënë vetën të lirë dhe të përhumben në ajër.
3.Ëndërroni sikur ju ndjekin: Kjo është një nga ëndrrat më të zakonshme që shohin shumica e njerëzve. Në qoftë se ju ndodh të shihni vazhdimisht ëndrra të tilla do të thotë që keni frikë dhe po përpiqeni t’i shpëtoni një situate të vështirë.
4.Sikur hani: Ju ka ndodhur të shihni në ëndërr sikur zhyteni kokë e këmbë në frigorifer dhe më pas të jeni zgjuar më të rritur se kurrë ? Kjo ëndërr nuk ka të bëjë aspak me nevojën për t’u ushqyer, por nevojën për dashuri dhe mbështetje.
5.Sikur nuk gjeni banjon: E çuditshme, por kjo është një tjetër ëndërr shumë përcaktuese për një person. Banjoja në ëndërr përfaqëson udhëkryqin e ndjenjave dhe pamundësinë për të marrë vendimin e duhur.
6.Sikur i jepni makinës: Në qoftë se shihni vazhdimisht këtë lloj ëndrre, duhet të merrni nën kontroll timonin e jetës suaj. Kini kujdes shpejtësinë me të cilën merrni situata të ndryshme.