Vajza me këmbët më të gjata në industrinë e modes

Kuriozitete

1 177 780x439

Pistat e MODËS janë plot me bukuroshe këmbëgjata, mirëpo rrallë ndonjë vajzë mund të krahasohet me Chase Kennedy, nga Kalifornia.
Ndoshta do t’ju interesojë që rekordin për këmbët më të gjata në botë, 131 cm e mban trajnjerja e basketbollit Svetlana Pankratova.
Chase Kennedy është e gjatë rreth 1.96 metra, ndërsa këmbët i ka vetëm 2 centimetra larg rekordit botëror. Por, Chase kërkon që të jetë vajza me këmbët më të gjata.
“Jam krenare për këmbët e mia dhe nuk do doja të isha ndryshe. Besoj se unë jam vajza me këmbët më të gjata në Amerikë”, tha Chase.
22-vjeçarja aktualisht është në një lidhje me një djale të quajtur Jason i cili është 1.93 metra i gjatë, por ka thënë se në të kalurën meshkujt frikësoheshin prej saj.
“E ndjeja që meshkujt frikësosheshin nga gjatësia ime dhe ishte e vështirë të gjeje dikë më të gjatë. Në gjimnaz ka qenë e pamundur të kisha një lidhje sepse isha më e gjatë se të gjithë djemtë e tjerë. Unë pëlqej djem më të gjatë, por pranoj të jenë edhe disa centimetra më të shkurtër, por jo më poshtë se 1.86 metra”, thotë ajo.
Chase e pranon që si fëmijë ka duruar shumë tallje dhe përbuzje nga njerëzit duke e quajtur ate “gjirafë”.

 chase kennedy compare by lowerrider d9kosiv

4 60