Çfarë vlerësojnë 12 shenjat e horoskopit në një lidhje, ja gjërat më të rëndësishme sipas tyre

Kuriozitete

loverter

Lidhjet në çift janë një balancë harmonike e shumë komponentëve dhe këto të fundit ndryshojnë, duke mos qenë të njëjta për të gjithë njerëzit. Nëse shumë kanë prioritet respektin, shumë të tjerë mendojnë se hallka më e fortë e një lidhjeje është dashuria, besimi apo sinqeriteti. Më poshtë do të njiheni me gjërat më të rëndësishme në çift sipas shenjës së horoskopit
Dashi
Një Dash dëshiron një person me pasion, më shumë se çdo gjë tjetër, duan dikë që i bën ata të përjetojnë emocione të forta, dikë që i bën t’i shkëlqejnë sytë kur vështrohen, edhe pasi të kenë kaluar vite bashkë.
Demi
Për Demin, përparësia absolute është besimi, mbështetja dhe besnikëria. Ata duan dikë që nuk do t’i tradhtojë kurrë, dikë për të cilin nuk duhet të shqetësohen se mund ta humbasin.
Binjakët
Binjakët kërkon pranim më shumë se çdo gjë tjetër. Ata duan dikë që i kupton dhe nuk i gjykon për të kaluarën e errët.
Gaforrja
Romanca është një prioritet për Gaforret. Ata duan darka me qiri, piknikë në plazh, shëtitjet përdore nëpër rrugët e qytetit. Pra të gjitha këto klishe me të cilat shumica prej nesh është rritur duke i parë nëpër filma.
Luani
Luani i jep përparësi kompromisit mbi gjithçka. Ata kërkojnë të bëhet siç duan ata, dhe nëse jo, të paktën partneri të bëjë kompromis.
Virgjëresha
Virgjëresha vlerëson kur partneri i bën të ndjehet rehat. Ata duan të jenë vetvetja afër partnerit dhe të ndjehen tërheqës edhe kur janë të veshur pizhame, apo këmishë nate.
Peshorja
Peshorja vlerëson ndershmërinë, transparencën dhe komunikimin. Ata duan që partneri i tyre të jetë i hapur rreth ndjenjave të tyre dhe të kenë një komunikim të respektueshëm.
Akrepi
Akrepi kërkon lumturi. Ata duan dikë që i bën të ndjehen të gëzuar kur zgjohen në mëngjes, dikush që i bën të buzëqeshë sa herë që marrin një mesazh prej partnerit.
Shigjetari
Shigjetari kërkon hapësirë. Ata duan të jenë të pavarur edhe kur janë të lidhur shpirtërisht me dikë. Shigjetari ka nevojë për dikë që e kupton kur ka nevojë të rrijë vetëm dhe të mos e kritikojë për këtë.
Bricjapi
Ata kanë nevojë për stimulim. Ata duan dikë që mund të trajtojë një bisedë inteligjente – dikush që mund t’i ndihmojë ata të zgjerojnë trurin e tyre.
Ujori
Ujori vlerëson mbështetjen. Ata duan dikë që mund t’i shtyjë për të ndjekur ëndrrat e mëdha që kanë. Duan gjithashtu dikë që t’i inkurajojë dhe që beson në potencialin e tyre.
Peshqit
Peshqit duan buzëqeshje, dikë me të cilin mund të bëjë shaka. Ata duan dikë që t’i bëjë të mbajnë barkun me dorë. Me pak fjalë, duan të jenë me mikun e tyre më të mirë Dritare.net