Çfarë u kërkua më shumë në Google rreth serialit “Kurora”?

Kuriozitete

Seriali më i fundit “Kurora” tregon jetën e Princeshës Diana dhe Princ Charles, por jo vetëm. Të gjithë historinë e tyre deri tek skandalet mbretërore. Ky serial pati një shikueshmëri të lartë dhe gjithashtu gjatë periudhës që është transmetuar është vënë re një rritje e aktivitetit të kërkimit në Google rreth termave të cilat kanë lidhje me familjen mbretërore.

2 personazhet të cilët u kërkuan më shumë ishin Margaret Thatcher dhe Princesha Diana, duke arritur një shikueshmëri rreth 3 milion.

Njerëzit filluan të kërkonin edhe për informacione të tjera rreth bashkëshortit të Thatcher, Dennis dhe fëmijëve të tyre.

Vëmendje të madhe mori gjithashtu edhe Michael Fagan, personi i cili u fut në Pallatin Buckingham. Kjo ishte një gjë e cila ishte harruar si ndodhi, por falë serialit, u kujtua dhe bëri që njerëzit të dëshironin të dinin më shumë rreth këtij incidenti.

Nuk kishte si mungonte edhe dasma mbretërore e Princ Charles me Diana dhe gjithashtu aksidenti i cili i mori jetën princeshës.

“Kurora” është transmetur edhe në Jolly HD në Tring. Nëse nuk keni patur mundësi ta shihni, mund ta ndiqni edhe në Video On Demand në Tring IPTV.