Bëhuni gati te merrni masa për të perballuar temperatura të larta. Java e pare e gushtit sjell te nxehtin Afrikan dhe temperatura mbi 40 grade C. Por ja si do te jete gjithe muaji gusht, sipas Meteoalb:
NE TERMA AFATGJATE: Pritet qe Gushti 2017 te mbetet i thate por sigurisht qe do te kete 2 – 3 dite me reshje te pakta. Parashikohet qe vjeshta 2017 te mbetet ne kushtet e thatesires, kryesisht gjate shtator – tetorit por pritet qe nentori te sjelle reshje shume prane normave mujore te nentorit (rikujtojme se nentori eshte muaji me i lagesht i vitit ne klimen shqiptare).
RESHJET: krijohet mundesia per shira te paket por jo ne te gjithe territorin gjate dt. 6 – 8 gusht ndersa rritet mundesia per shira ne dt. 10 – 12 gusht.
Sot dhe neser
Nisur nga temperaturat e larta, mjeket bejne apel per vemendje te shtuar, ne menyre kritike per femijet e vegjel dhe moshat e medha, si dhe per pacientet qe kane probleme shendetesore. Mire eshte qe te evitoni qe te gjithe momentet e pikut. Meteologet parashikojne rikthimin e te nxehtit afrikan, duke nisur nga e sotmja. Sipas parashikimeve, masat ajrore afrikane vijojne ndikimin ne territor duke bere qe kthjellimet dhe temperaturat e larta te jene dominante. Qe sot temperaturat e ajrit shenojne rritje duke bere qe termometri te ngjitet mbi 40 grade. Diten e neserme oret e mesdites do te sjellin vranesira kalimtare, por terroriri do te jete nen ndikimin e temperaturave shume te larta qe do te kalojne edhe 40 grade./Panorama