Çfarë surprizash u kanë rezervuar yjet për datat 1-7 shkurt?

Kuriozitete

Dashi: Të gjithë vëmendjen do ta keni të përqendruar te familja. E hëna dhe e marta do të jenë ditët më të ngarkuara të javës. Të afërmit do të kenë nevojë për mbështetjen tuaj dhe nuk do të hezitojnë t’jua kërkojnë. Patjetër që ata më pas do t’ju jenë shumë mirënjohës. Në aspektet e tjera të jetës nuk pritet të ketë ndryshime. Shenja juaj do të renditet në vend të 8-të.

Demi: Parashikohet që kjo të jetë një javë e mbarë në aspektin profesional. Trinomi Mars-Uran-Neptun do t’ju mbështesë. Do të keni dëshirë të përfshiheni në çështje të punës që më parë nuk i merrnit dhe aq në konsideratë. Më datë 3 mars Hëna do të kthehet në pozicion të favorshëm për  shenjën tuaj. Demi  këtë herë do të jetë në vend të katërt.

Binjakët: Ngjarjet e kohëve të fundit ju kanë bërë të kuptoni që me siguri duhet të ndryshoni sjellje kundrejt partnerit. Ndonjëherë do të ishte mirë të pajtoheshit me idetë e tij, pasi kjo do të sillte harmoni në çift. Tani është koha më e përshtatshme për ta bërë këtë. Në përgjithësi kjo do të jetë një javë e mbarë. Binjakët do të mbajnë vendin e pestë.

Gaforrja: Dëshira për t’u katapultuar në eksperienca të reja profesionale me siguri do të rezultojë e dështuar. Kjo nuk është java e duhur për t’u treguar ambiciozë dhe shumë shpejt do ta kuptoni dhe vetë. Fillimisht do t’ju duhet të merreni me zgjidhjen e disa çështjeve ligjore burokratike, përpara se të pretendoni të keni sukses. Shenja juaj do të jetë në vend të shtatë.

Luani: Nuk pritet që kjo të jetë një javë fort e mbarë në sferën e dashurisë. Pavarësisht se Hëna do të jetë e kthyer në pozicion të favorshëm,  trinomi Mërkur-Venus-Diell do të jetë në prapavijë. Ky nuk është momenti i përshtatshëm për të marrë vendime të rëndësishme në çift. Pavarësisht dëshirës suaj për të triumfuar, ndonjëherë përulësia është virtyti më i mirë. Vendi i fundit për ju këtë javë.

Virgjëresha: Kjo do të jetë një javë e vështirë në aspektin financiar. Duhet të tregoheni më dorështrënguar me paratë, nëse nuk doni që të përballeni me surpriza të pakëndshme. Më datë 4 shkurt Hënën do ta keni në prapavijë dhe parashikohet që të keni shpenzime të shtuara. Virgjëresha këtë herë do të mbajë vendin e 11-të.

Peshorja: Do të jeni këtë javë në humor të mirë. Me përjashtim të ditës së enjte, më datë 4 shkurt, gjatë së cilës do të hasni disa vështirësi, duket se gjithçka tjetër do t’ju vijë mbarë. Do të keni një raport shumë të mirë me njerëzit që ju rrethojnë. Edhe ndonjë hatërmbetje që keni pasur, do të zbehet. Falë mbështetjes së planetëve, shenja juaj do të mbajë vendin e tretë.

Akrepi: Paaftësia juaj për të treguar vetëpërmbajtje dhe për t’i thënë gjërat troç do t’ju krijojë probleme me partnerin, të cilit mund të mos i vijë shumë për mbarë sinqeriteti juaj. Keni bindjen se tashmë e keni vënë jetën në binarë, por prapë disa gjëra jua prishin humorin. Tregohuni më elastikë me të dashurin e zemrës, nëse nuk doni që diçka e vogël të degjenerojë në zënkë. Akrepi do të jetë në vend të 6-të.

Shigjetari: Pritet që kjo të jetë një javë shumë e mbarë në aspektin sentimental, pasi do të jeni më pasionantë se kurrë. Binomi Venus-Jupiter do ta mbështesë më shumë se kurdoherë shenjën e tretë të zjarrit. Ky ndryshim juaji për mirë do t’i bjerë në sy dhe partnerit, që me siguri do të mbetet i kënaqur. Jo më kot këtë herë Shigjetari do të mbajë vendin e parë.

Bricjapi: Të lindurit në shenjën e tretë të Tokës do të mbajnë këtë javë qëndrim prej individualisti, sidomos kur bëhet fjalë për sektorin profesional. Por yjet ju paralajmërojnë se kjo nuk është e volitshme në marrëdhënie me kolegët. Nëse doni që të keni sukses, duhet të tregoheni më bashkëpunues me ta. Bricjapi do të renditet këtë herë në vend të nëntë.

Ujori: Ashtu si dhe në javët që lamë pas, fati do të vazhdojë t’ju prijë në aspektin profesional. Të lindurit në shenjën e tretë të ajrit do të jenë të favorizuar edhe në situatat më të vështira. Diçka që dukej si e bllokuar, tani do të marrë zgjidhje. Me fat do të jenë edhe ata që kanë ndërmarrë një projekt personal. Në aspektin sentimental gjërat do të vazhdojnë njësoj. Ujori do të mbajë vendin e dytë.

Peshqit: Nuk pritet që kjo të jetë një javë fort e mbarë për ju, pasi do t’ju pushtojë plogështia. Do të ketë ditë që aktiviteti juaj i preferuar do të jetë të sorollateni nëpër shtëpi. Yjet ju këshillojnë që të shkundeni nga apatia, pasi miqtë dhe familjarët nuk do të jenë aspak të kënaqur me qëndrimin tuaj. Peshqit do të jenë në vend të dhjetë.