Çfarë po ndodh? – Whatsapp humbet miliona përdorues pas përditësimit të kushteve.

Kuriozitete

Një ndryshimi i ekzekutuar në mënyrë të dobët në ndryshimin e kushteve të shërbimit dërgon përdoruesit e aplikacionit të mesazheve të dynden te konkurrentët!

Ka mjaftuar vetëm një shpjegim i vakët i kushteve të shërbimit të WhatsApp për të shtyrë përdoruesit e tij të adaptojnë shërbime alternative si Telegram dhe Signal. Dhe këto përdorues kanë qënë në miliona.

Ky migrim ishte aq i madh sa WhatsApp është detyruar të vonojë zbatimin e kushteve të reja, të cilat ishin planifikuar për 8 shkurt, si dhe të zhvillojë një fushatë për kufizimin e dëmit për t’u shpjeguar përdoruesve ndryshimet që po bënin.

Gjatë tre javëve të para të Janarit, Signal ka fituar 7.5 milion përdorues globalisht, sipas shifrave të publikuara nga komiteti i punëve të brendshme të parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, dhe Telegram ka fituar mbi 25 milion.

Në të dyja rastet, rritja duket se ka ardhur “në kurriz” të WhatsApp. Të dhënat e gjurmuara nga firma analitike App Annie tregojnë se WhatsApp po bie në renditje nga aplikacioni më i shkarkuar që ishte. Ndërkohë ngritje të menjëherëshme pësuan në renditje dy aplikacionet e tjera duke u listuar ne majat e renditjes.

Niamh Sweney, drejtori i politikave publike të WhatsApp për Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën, i tha komitetit të punëve të brendshme se eksodi besohej se kishte të bënte me përditësimin e kushteve të shërbimit të kompanisë. Ajo tha se azhurnimi kishte për qëllim të bënte dy gjëra rreth politikave ekzistuese të kompanisë:

  • Të mundësonte një seri të re karakteristikash rreth mesazheve të biznesit
  • Të bënte sqarime dhe të siguronte një transparencë më të madhe

Por pas postimeve virale – që për ironi u përhapën gjerësisht në aplikacionin WhatsApp – pohuan se politika e privatësisë në vend që ti jepte shërbimit të drejtën për të lexuar mesazhet e përdoruesve dhe për t’ia dorëzuar informacionin kompanisë së tij mëmë Facebook, WhatsApp njoftoi një vonesë në zbatimin e kushteve të reja të shërbimit.  Kompania njoftoi se do të vonojë zbatimin e politikës së saj të re deri në 15 Maj.

Drejtori i njohurive të tregut te App Annie, Amir Ghodrati, tha se:

“Këto mënyra të ndërrimeve në aplikacionet e mesazheve apo rrjeteve sociale nuk janë të pazakonta. Për shkak të natyrës së aplikacioneve sociale dhe mënyrës se si funksionaliteti kryesor përfshin komunikimin me të tjerët, rritja e tyre shpesh mund të lëvizë shpejt, bazuar në ngjarjet aktuale. Ne kemi parë kërkesa në rritje gjatë viteve të fundit për mesazhe të koduara dhe aplikacione të përqendruara në privatësinë. ”

Kalimi në më shumë aplikacione të fokusuara në privatësinë e mesazheve po ndërtohej përpara katastrofës së marrëdhënieve publike të WhatsApp, tha Ghodrati.

“Aplikacionet e mesazheve që ofrojnë karakteristika të privatësisë panë rritjen më të madhe të angazhimit në gjysmën e parë të 2020. Këto aplikacione panë mesatarisht 30% përdorues më aktivë sesa alternativat. Aplikacione si Signal, Telegram, Wickr dhe WhatsApp ofrojnë veçori të privatësisë duke filluar nga transferimi i të dhënave të koduara nga përdoruesi tek përdoruesi tjetër e deri tek mesazhet vetëshkatërruese.”