Cilësitë që do të përmendim më poshtë sipas çdo shenje horoskopit janë më mirat e tyre dhe me shumë mundësi,njerëzit që ju qëndrojnë pranë e bëjnë sepse jeni njerëz të tillë:
Ujori- TË DREJTË
Ju gjithmonë përpiqeni që situatave të ndryshme t’u jepni zgjidhjen më të drejtë ! Jeni të ndershëm dhe njerëzit që ju rrethojnë ju vlerësojnë për këtë gjë.
Peshqit- NJERËZ ME INTUITË TË ZHVLLUAR
Të rrish me peshqi është sikur të rrish pranë një profeti që mund të parashikojnë thuajse gjithçka. Është një nga shenjat me intuitën më të zhvilluar dhe njerëzit ju besojnë në mënyrë instiktive.
Dashi ~ Entuziastë
Jeni një shenjë optimiste që asnjëherë nuk e shihni gjysmën e gotës bosh, por gjithmonë plotë. Jeni të vendosur dhe me këmbë në tokë. Energjia juaj pozitive është ngjitëse dhe njerëzit ndikohen pozitivisht nga ju.
Demi- Të përgjegjshëm
Njerëzit e duan demin sepse është një shenjë e përgjegjshme që kurrë nuk do t’ju lënë në baltë. Të tjerët e dinë se ju do të jeni gjithmonë në gjendje të ofroni ndihmën tuaj sa herë që është e nevojshme.
Binjakët- Gjallërinë tuaj
Njerëzit tërhiqen natyrshëm nga nivelet e larta të energjisë suaj. Ju jeni të aftë të gjallëroni këdo që ju rri pranë , pa u munduar shumë. Jeni të qeshur, miqësor dhe të gatshëm të ndihmoni çdokënd pa kurrëfarë interesi.
Gaforrja – Natyra juaj ngushëlluese
Gaforrja do të jetë gjithmonë shpatulla ku do të mbështeteni. Keni një natyrë aspak gjykuese dhe njerëzit ndihen mirë kur flasin me ju, sepse e dinë që ju nuk do t’i vendosni në pozitë të vështirë. Ne nje artikull te dyte do te lexoni 6 shenjat e dyta!
Burimi: DAVID WOLFE/ LIVING