Çfarë ndodh nëse Toka hyn në një vrimë të zezë?

Kuriozitete

fehuhfwihfiwhw

Vrimat e zeza kanë qenë prej kohësh një burim i shumë spekulimeve, tani interesimi për këto vrima është rritur shumë duke qene se janë zbuluar valët gravitacionale .

Një nga pyetjet e ngritura këto ditë është ajo si do të ndikonte vrima e zezë në qeniet njerëzore dhe ne Tokë.

Një nga efektet më të njohura që do të ndodhte nëse Toka do ti afrohej një vrime të zezë është efekti imagjinativ i quajtur “spegetifikim”.

Shkurtimisht, nëse Toka do të qëndronte shumë pranë një vrime të zezë, atëherë ajo do të zgjatej njësoj si spageti. Ky efekt shkaktohet për shkak të një pjerrësie të gravitetit në të gjithë trupin tuaj dhe Tokën.
Nëse ju do të shkonit drejt një vrime të zezë, kur këmbët do të ishin fizikisht më afër saj, ato do të ndjenin gravitacioninqë i tërheq ne krah te saj.

Më keq se kaq, krahët tuaj, duke u mbështetur në faktin se nuk janë në qendër të trupit tuaj, do të tërhiqeshin në një drejtim të ndryshëm nga koka juaj.

Kjo do të shkaktonte që disa pjesë të trupit të mblidheshin deri në maksimum përderisa vrima e zezë do t’ju tërhiqte brenda.

Rezultati nuk është vetëm një zgjatje e trupit në përgjithësi, por gjithashtu edhe një hollim i tij. Për këtë arsye, trupi juaj si çdo objekt tjetër, ashtu si Toka, do t’i ngjanin një “spageti” para se të hynte plotësisht në një vrimë të zezë.