Çdo katër vite, kalendari përmban 366. Një vit i tillë, ku shkurti është me 29 ditë, quhet vit i brishtë.
Çfarë ndodh nëse nuk kemi vit të brishtë cdo 4 vjet?
Toka rrotullohet rreth diellit për 365 ditë dhe gjashtë orë, që do të thotë se ka një ditë ekstra çdo katër vjet. Nëse nuk e shtojmë një ditë tepër, atëherë pas shumë shekujsh, njerëzit mund të festojne Krishtlindjet në qershor.
Ky ndryshim në kalendar erdhi në Romë dhe më pas në botën perëndimore nga egjiptianët, të cilët së bashku me fiset Maya dhe babilonasit, ishin ndër të parët që përcaktuan me saktësi rrotullimin e Tokës rreth Diellit.
Prandaj papa Gregori XIII, i bindur se festat po festoheshin gabim, propozoi në vitin 1582 kalendarin e tij, i cili nuk shton një ditë tepër te vitet që përpjestohen me 100, por jo me 400. Pra, viti 2000 ishte një vit i brishtë, por 1700, 1800 dhe 1900 jo. As 2100 nuk do të jetë. Kalendari Gregorian është kalendari më i përhapur sot në botë.
Viti i brishtë njihet si “leap year”, sepse sposton me dy ditë datat e shënuara. Për shembull, në 2018-n, Krishtlindja qëlloi në ditën e martë, këtë vit të mërkurën, ndërsa në 2020-n do të jetë në ditën e premte, ndërkohë që nëse nuk do të ishte viti i brishtë, do të ishte të enjten.