Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hani një lugë mjaltë para gjumit

Kuriozitete

Mësoni ç’ndodh me trupin tonë nëse konsumojmë mjalt çdo mbrëmje.

1-Lëkurë e pastër

Mjalti është antioksidant perfekt, që do të thotë se e pastron trupin nga toksina të ndryshme.

2-Ndihmon në humbjen e peshës

Sheqeri që gjendet tek mjalti i duhet trupit. Mjalti rrit ndjeshëm imunitetin dhe përmirëson metabolizmin, që është elementi i parë për rënien e shëndetshme nga pesha.

3- Ul nivelin e yndyrnave

Mjalti s’ka kolesterol. Përbërësit dhe vitaminat e tij kontribuojnë në uljen e nivelit të kolesterolit.

4- Forcon zemrën

Studimet kanë treguar se antioksidantët që gjenden tek mjalti, parandalojnë ngushtimin e arterieve dhe shanset e problemeve me zemrën, ulen.

5-Përmirëson kujtesën

Studime të tjera kanë provuar se mjalti ka aftësinë për të luftuar stresin dhe për pasojë, përmirëson ndjeshëm kujtesën. Kalçiumi që gjendet tek ai përthithet shpejt edhe nga truri.

6- Bëni gjumë të mirë

Sheqeri që gjendet në mjalt rrit nivelin e insulinës në gjak, që më pas çliron serotinin. Serotinina shndërrohet në melatonin, hormon ky që ndihmon në rritjen e cilësisë së gjumit.

7- Stomak i shëndetshëm

Rekomandohet që një lugë mjalt të konsumohet edhe me një stomak bosh. Ky zakon i thjeshtë do t’ju ndihmonte të reduktonit shumë probleme me aparatin tretës.