Çfarë kanë të përbashkët njerëzit me sytë ngjyrë blu, ja disa tipare të karakterit të tyre

Kuriozitete

syteblusr

Vetëm 2% e popullsisë i kanë sytë ngjyrë të gjelbër e ndoshta pak më shumë ngjyrë blu. Ndryshe nga “ të zakonshmit” për këta njerëz janë bërë shumë studime, të cilat kanë dalë në një përfundim të vetëm ! Njerëzit me sytë blu kanë disa të përbashkëta ! Nëse keni sy në ngjyrë të kaltër, me shumë gjasa jeni një tip egocentrikë, konkurues dhe skeptik. Megjithatë, nëse nuk e gjeni veten në përshkrimin e mësipërm, do të thotë që jeni altruistë dhe empatikë. Kjo të paktën sipas një studimi australian të vitit 2010, botuar në Current Biology, i cili ka analizuar tiparet e personalitetit të njerëzve me prejardhje nga Europa Veriore. Ata zbuluan se ngjyra e syve është e lidhur me të njëjtat gjene që formojnë lobet frontale të trurit, kështu që njerëzit që kanë irise të ngjashme ka të ngjarë të ndajnë disa sjellje të njëjta. Syri është aq i lidhur neurologjikisht me trurin saqë mund të quhet pjesa e vetme e trurit tonë që mund të shikohet nga jashtë. Një tjetër studim zbuloi gjithashtu se njerëzit me sytë blu ishin më të rriskuar të prekeshin nga diabeti i tipit 1.
Burimi: Living