Çfarë ka rezervuar muaji Shkurt për 12 shenjat e horoskopit?

Kuriozitete

 

BRICJAPI: Shkurti do të jetë një muaj mjaft frytdhënës dhe do të stimulojë krijimtarinë tuaj, sidomos pas hyrjes së Venusit në shenjë, pas datës 3. Jo të gjithë kanë mundësi të investojnë, por ata që kanë rrezikuar dhe kanë marrë ndonjë kredi, tanimë do t’i kenë më të qarta piketat për të ardhmen financiare de do t’i administrojnë më mirë paratë. Një nevojë e tillë do t’u lindë edhe të gjithë atyre që kanë dalë rishtas nga problemet në punë apo që po përpiqen të zgjidhin mosmarrëveshjet në familje. Pronat do të jenë objekt debatesh apo konfliktesh. Kalimi i Saturnit në shenjë sjell gjithmonë ngadalësim të procedurave, por në datat 20, 21 ose 25 shkurt mund të merrni lajme të mira. Konsultohuni me një avokat, financier, apo specialist të fushës për të zgjidhur çështje delikate. Dashuria do të sjellë raste të reja dhe mundësi të mira. Çiftet që janë bashkë prej kohësh, por që nuk e kanë zyrtarizuar lidhjen, shkurti është muaj mjaft i favorshëm. Sigurisht, shumëçka varet nga personi që keni në krah. Ju kërkoni sqarime, konfirmime dhe premtime për të ardhmen. Nëse ka besim reciprok, do të ecni përpara. Në të kundërt, është më mirë të mos e tërhiqni së tepërmi litarin, se mund të këputet, sidomos në dy javët e para të shkurtit. Ndërsa data 24 do të jetë mjaft e favorshme për të bërë një bilanc të marrëdhënies në çift. Ky muaj është pozitiv edhe për njohjet e reja. Edhe pse jeni mosbesues, mos e ktheni kokën mënjanë, nëse dikush ju tërheq vëmendjen. Madje, nëse dikush ju pëlqen, përpiquni të shkoni më tej, se mund të lindë një miqësi e bukur. Është periudhë vendimesh të rëndësishme. Është shumë e rëndësishme që këto ditë të rimëkëmbni formën fizike dhe të gjeni stabilitet. Në dy javët e para të muajit ka diçka që nuk shkon si duhet, e shtuna dhe e diela, përkatësisht më datë 9 dhe 10 shkurt, paraqiten mjaft problematike. Kujdes me reumatizmat, cervikalin apo dhimbjet e shpinës. Pjesa e dytë e muajit është në përmirësim të ndjeshëm, kurat favorizohen prej datës 20.

UJORI: Vijon edhe këtë muaj një valë force që e karakterizon Ujorin si shenjë, sidomos përballë strategjive e mundësive të reja. Sigurisht, me këtë pozicionim të favorshëm planetësh, mund të parashtroni kërkesa me peshë, sidomos pasi të nisë ndikimi pozitiv i Marsit. Disa prej jush mund të ngrihen në detyrë ose të përfitojnë rritje rroge brenda pak kohësh. Tejet interesante paraqiten ditët rreth datës 14 shkurt, kur do të arrini një sukses të rëndësishëm personal. Pjesa e fundit e muajit, sidomos pas datës 23, paraqitet më e lodhshme, me përgjegjësi e kërkesa të shumta. Nëse vitin e kaluar është vënë në diskutim ndonjë kontratë ligjore, tani do të gjeni një zgjidhje dhe pritet një ndryshim radikal që shumë prej jush do ta konstatojnë në gjysmën e dytë të vitit. Kjo nënkupton ndonjë rrugëtim të ri profesional, sidomos nëse keni vite që bëni të njëjtën punë. Fati ose vullneti mund t’ju sjellin shumë më tepër nga sa prisni. Çdo e keqe e ka një të mirë nga pas. Dashuria do të jetë protagoniste në periudhën mes shkurtit dhe marsit. Kështu, i ftoj të gjithë ata që janë vetëm të dalin në takime të reja, të shkojnë në vende të këndshme me shumë njerëz. Edhe pse Venusi do të hyjë në shenjën tuaj prej muajit të ardhshëm, jeta në çift po shkon më mirë që tani. Nëse dëshironi të bëheni me fëmijë, është periudhë mjaft e favorshme. Planetët u vijnë në ndihmë edhe atyre që duan t’i thonë “lamtumirë” njëri-tjetrit. Në mënyrë paradoksale, në një periudhë mirëqenieje të brendshme si kjo, mund t’i thoni mjaft disa gjërave sipërfaqësore, mund t’i thoni mjaft vuajtjeve dhe marrëdhënieve që nuk vazhdohen dot më. E gjithë kjo nuk do të sjellë dhimbje, por ndjesi çlirimi. Nëse jeni ndarë rishtas, do të nxiteni të provoni emocione të reja dhe të pazakonta. Forma fizika përmirësohet ndjeshëm, si pasojë e hyrjes së Diellit në shenjë. Dy javët e para të muajit do të jenë plot energji pozitive, sidomos data 4 shkurt. Kujdes, mos e lini pas dore shëndetin, gjunjët do të jenë pika juaj e dobët këtë muaj. Ditët e fundit të muajit do të jenë të lodhshme, ndaj përpiquni të mos merrni shumë gjëra përsipër.

PESHQIT: Nëse keni vendosur të shkëputeni e të dilni më vete, duhet të shkëputeni nga grupi ku bëni pjesë, ose të kërkoni më tepër autonomi në gjirin e tij. Nëse nuk keni më dëshirë të merreni me një projekt të caktuar, hiqni dorë në kohë, sepse në maj dhe në qershor do të hapen horizonte të reja. Teksa prisni të vijë kjo periudhë e frytshme, hartoni ndonjë projekt, hidhni ide të reja në letër. Disa persona të cilëve sot u referoheni nuk do të jenë më të pranishëm në gjysmën e dytë të vitit. 2020-ta do të sjellë suksesin e madh! Mos prisni të ndodhë që tani, sepse disa projekte me peshë kërkojnë kohë që të konkretizohen si duhet. Nëse keni në plan të hidhni dikë në gjyq, mund të përballeni me një periudhë të gjatë e të mundimshme, por do të merrni përgjigje pozitive në fund të vitit. Pas datës 10, nis ndikimi pozitiv i Mërkurit dhe më datë 25 shkurt mund të merrni ndonjë lajm pozitiv. Historitë e dashurisë janë më të qëndrueshme në raport me muajin e kaluar. Jo të gjithë, por shumë prej të lindurve në shenjën e Peshqve, nëse nuk ndihen të dashuruar në çift, mendojnë për një tradhti, ose e konkretizojnë atë. Kjo është mënyra e tyre për t’i dhënë një mësim partnerit, edhe pse nuk kanë në plan të ndahen. E shohin si një hakmarrje morale. Kujdes, nëse keni dy histori paralele, nuk do ta keni të lehtë të mbani situatën në kontroll. Keni hasur probleme që muajin e kaluar. Nëse keni dëshirë të jetoni lumturisht përkrah dikujt, nuk do të hasni asnjë pengesë. Me të lindurit në shenjën e Bricjapit, Akrepit dhe Gaforres do të ndërmerrni projekte të reja, ndërsa me të lindurit në shenjën e Demit mund të shkoni edhe më tej. Nëse jeni ndarë, kujdes me konfliktet ligjore, sidomos me ato që kanë nisur prej verës së vitit të kaluar. Disa projekte mund të hasin vonesa. Në aspektin psikofizik, në shkurt duhet të shmangni sforcimet që mund t’ju hapin telashe, si më datë 14, për shembull. Nëse keni në plan të nisni ndonjë kurë estetike apo dietë, datat 6 dhe 7 paraqiten mjaft të volitshme, por ashtu dhe ditët pas datës 25. Vlen të përmendet se ky fillim viti ju ka gjetur të tensionuar për arsye të ndryshme, në punë apo në jetën personale, por duhet të përpiqeni ta mbani situatën në kontroll.