PESHORJA: Muaji nis me pozicionimin e favorshëm të Mërkurit dhe Diellit në shenjën tuaj. Horizontet shfaqen të hapura dhe pa pengesa, por kjo nuk përkon me ndjesinë tuaj të brendshme. Ju duket sikur ndodheni me shpatulla pas murit dhe kjo vjen si pasojë e disa problemeve të kohëve të fundit. Nëse keni nisur ndonjë projekt të ri dhe të mundimshëm vitin e kaluar, ndonjëherë ngurroni dhe mendoni se keni marrë vendimin e gabuar. Megjithatë, me ndihmën e Jupiterit, shkurti do të jetë një muaj më frytdhënës se janari. Duke qenë se 2019-ta do të mbyllet me një lloj refuzimi për çdo gjë që ju duket sipërfaqësore, mbase do të nisni që tani fazën e seleksionimit. Nëse jeni të punësuar diku, mund të parashtroni një kërkesë rreth datës 14. Udhëtimet e punës apo shkollimit, sidomos për të rinjtë, do të jenë mjaft të favorizuara. Nuk do ta keni të lehtë të çlironi zemrën gjatë shkurtit. Nëse jeni shpesh në garë me partnerin për të nxjerrë në pah se cili prej jush është më i zoti, duhet të bëni kujdes se gjakrat mund të nxehen së tepërmi. Nëse jeni në një histori dashurie dhe keni mëdyshje për vijimësinë e saj, do t’i jepni fund tani, ose e shumta deri në fund të muajit. Problematikat e kësaj periudhe, sidomos në aspektin profesional, e bëjnë më të paqëndrueshme gjendjen shpirtërore. Megjithatë, nuk pritet të ndodhë ndonjë ndryshimi madh së afërmi, ndaj përpiquni të shmangni stresin e tepërt dhe sidomos konfliktet. Nëse dikush prej jush do të dashurohet në shkurt, duhet të bëjë kujdes nga zhgënjimet dhe duhet të jetë i vetëdijshëm se raportet e lindura në këtë periudhë do të jenë “me kohë të pjesshme”. Në aspektin psikofizik është e pashmangshme që stresi i akumuluar së fundmi të sjellë shqetësime. Kujdes me ushqimin dhe përpiquni të mos gjeni ngushëllim tek e ngrëna. Pjesa e dytë e muajit është më e favorshme për të nisur kura apo terapi. Kini kujdes, mos e mundoni së tepërmi mëlçinë.
AKREPI: Shkurti është një muaj kur disa marrëdhënie profesionale do të marrin formë dhe do të përcaktohen përfundimisht. Nëse jeni pjesë e një grupi pune apo vareni nga një epror i vetëm, situata mund të ndryshojë së shpejti dhe mund të marrin udhë projekte të reja. Nëse keni ndryshuar vend pune vitin e kaluar, duhet të gjeni ende rolin tuaj. Profesionistët e lirë do të kenë mundësi të arsyetojnë dhe të vendosin nëse ia vlen apo jo ta vazhdojnë një aktivitet të caktuar. Nëse prisni të jepni ndonjë pronë me qira apo ta shisni, mund të merrni ndonjë lajm të mirë. Çojini deri në fund projektet profesionale. Nëse zotëroni ndonjë aktivitet që ka të bëjë me krijimtarinë, mund ta zgjeroni atë dhe të shtoni ide të reja brenda gjysmës së parë të vitit. Nëse merreni me tregti, pritet që fitimet të jenë më të majme. Lajmet e mira shtohen më tej pas pozicionimit të favorshëm të Diellit prej datës 18 shkurt. Ndjenjat do të jenë në plan të parë, sidomos pas datës 10. Çiftet në krizë, nëse e kanë përballuar trysninë e madhe të vitit 2018, duhet të ulen e të logjikojnë. Edhe nëse jeni në prag të ndarjes, ka vend për ripërtëritjen e raportit. Nëse jeni pjesë e një historie me tre protagonistë, duhet t’i kthjelloni mirë ndjenjat tuaja. Datat 18 dhe 19 shkurt do të jenë dy ditë disi të ndërlikuara, pasi do të përcillni edhe në punë problematikat e marrëdhënies në çift, sidomos nëse jeni në ndonjë proces gjyqësor me ish-partnerin/en. Gjithsesi, është me rëndësi të dini se shkurti është një muaj që sjell emocione të reja dhe se një pjesë e mirë e vështirësive të së shkuarës do të marrin zgjidhje. Në aspektin psikofizik, mund të keni disa probleme me lëkurën, si pasojë e acarimit apo nervozizmit, po ashtu edhe ndonjë inflamacion që duhet kuruar rreth datave 18 dhe 24 shkurt. Nëse vini re se stresi dhe tensioni po ju vë përfund, përpiquni të bëni pak pushim dhe të qetësoheni dhe të shmangni problemet që e shkaktojnë atë.
SHIGJETARI: Të lindurit në shenjën e Shigjetarit që nuk e gjejnë veten mirë, mund të mbledhin shumë mëri, pasi kjo është një periudhë mjaft e veçantë. Kur gota mbushet deri në grykë, rrezikon të derdhet. Kështu, të gjithë ata që nuk arrijnë t’i shprehin shqetësimet dhe ta nxjerrin zemërimin, rrezikojnë të shpërthejnë në ndonjë krizë të rastit. Megjithatë, nuk duhet të mendoni se ky tensionim është negativ. Mjafton që energjitë e brendshme t’i kanalizoni aty ku duhet. Pozicionimi i planetëve është i shkëlqyer, sidomos në dhjetë ditët e para të muajt. Ka ardhur koha të përjetoni emocione të reja, të nisni bashkëpunime të reja dhe t’i lini vend optimizmit në jetën tuaj. Mund të merrni kënaqësi profesionale nga projektet e nisur gjatë muajve të kaluar. Nëse keni hequr dorë nga diçka, mos e mbani më mendjen aty. Aktet e shitblerjes do të jenë të favorshme. Të gjitha nismat që do të ndërmerrni tani do të hedhin rrënjë në tokë pjellore, falë ndikimit pozitiv të Marsit dhe Jupiterit. Në aspektin e ndjenjave, një histori e fshehtë mund të shndërrohet në një angazhim zyrtar. Nëse një raport nuk shkon si duhet, do të përpiqeni të gjeni një zgjidhje. Nëse keni pasur probleme ligjore apo ndonjë bllokim financiar, duhet të luftoni për të fituar të drejtën tuaj, sidomos në rastet e ish-bashkëshortëve që janë në proces gjyqësor. Në vitet e rëndësishme si 2019-ta, në mënyrë paradoksale, si ndarje dhe martesa sjellin të njëjtin rezultat: një paqe të madhe brenda vetes. Nëse hiqni një barrë të rëndë nga supet apo nëse gjeni partnerin e duhur për të vënë në zbatim projekte jete, optimizmi do të jetë shoqëruesi i rrugëtimit tuaj. Zgjedhjet lehtësohen së tepërmi dhe zgjohet dëshira për të udhëtuar e për të parë vende të reja. Forma psikofizike do të jetë në përmirësim të shkëlqyer. Periudha më e tensionuar dhe më e lodhshme pritet të jetë ajo mes datave 20 dhe 28 shkurt. Nëse keni pasur ndonjë problem shëndetësor në të shkuarën, është mirë të bëni një kontroll. Do të ndiheni më të lirë në shpirt dhe do ta shihni jetën me më pak stres, për pasojë, do të shtohen energjitë pozitive.