Çfarë ka rezervuar muaji Shkurt për 12 shenjat e horoskopit?

Kuriozitete

shkurtsss.jpg

 

DASHI: Ka ardhur koha që të fusni në brazdë jetën tuaj. Marsi, Jupiteri dhe Urani vazhdojnë të kenë ndikim të ndjeshëm në shenjën tuaj, po ashtu edhe Dielli është në pozicion të favorshëm. Ndaj, duhet të përvishni mëngët. Me gjasë, disa prej jush kanë marrë tanimë lajme të mira dhe kanë pasur mundësinë të futen në lojë, por duhet të bëni kujdes me shpërthimet e befasishme dhe me dëshirën e papërmbajtshme për të hequr dorë nga gjithçka që ju duket skematike. Nëse në 2018-tën keni hasur pengesa e bllokime të shumta, 2019-ta do të jetë një vit frytdhënës. Nënvizoj javën 18-24 shkurt, për shkak të ndonjë telefonate apo takimi të rëndësishëm. Mos lejoni që problematikat familjare të ndikojnë në sferën profesionale.Në aspektin e ndjenjave, shkurti do të jetë një periudhë meditimi. Kjo nuk do të thotë se marrëdhëniet në çift do të përfundojnë apo do të hasin vështirësi të pakapërcyeshme, por që ju vetë do të përpiqeni të përcaktoni rolin tuaj. Fundjava 8-10 shkurt paraqitet interesante për ata që duan të sqarojnë ndonjë raport të rëndësishëm. Nuk duhet të harrojmë se Marsi është në shenjën e Dashit deri më 14 shkurt dhe ju shtyn të hidheni në veprim. Nëse në çift ka ndodhur ndonjë tradhti, ka ardhur momenti të flisni me sinqeritet me partnerin. Fundjave 15-17 shkurt pritet të sjellë një tërmet të lehtë në aspektin e ndjenjave. Këto do të jenë edhe ditët më të tensionuara të muajit. Në mesin e muajit mund të përballeni me problem të madh për të zgjidhur. Ndaj, pika juaj e dobët do të jetë koka. Mund të keni dhimbje apo shqetësime të tjera psikosomatike e nervore. Nëse ndiheni keq, duhet të merrni masa. Keni kohë që po e mundoni organizmin tuaj, ndaj duhet të bëni pak pushim dhe të shmangni sforcimet.

DEMI: Marsi, që do të hyjë në shenjë më datë 14 shkurt, do të zgjojë te ju dëshirën për të qenë në qendër të vëmendjes. Gjysma e dytë e muajit parashikohet të jetë më pozitive se e para. Keni në mendje projekte të mëdha, të cilat nuk do t’i konkretizoni vetëm, por me ndonjë mik apo bashkëpunëtor të afërt. Gjendja e vështirë ekonomike po shkon drejt fundit. Disa prej jush mund të jenë përballur tanimë me ndonjë ndryshim drastik në marrëdhëniet e punës, por premisat janë për të arritur rezultate të shkëlqyera. Situata nuk paraqitet fort e lehtë në aspektin social, por, me ndihmën e planetëve, mund të hartoni strategjitë e duhura. Kërkesat mund t’i parashtroni në datat 11, 12, 20 dhe 21, që paraqiten ditë mjaft pozitive. Pozicionimi i planetëve është i shkëlqyer edhe në aspektin e ndjenjave. Të lindurit në shenjën e Demit janë mjaft të matur në dashuri, madje, mund të qëndrojnë gjatë vetëm. Disa këshilla janë të rastit në këtë aspekt. Beqarët duhet të dalin sa më tepër e të krijojnë njohje të reja, pasi do ta kenë të lehtë ta lënë veten të lirë dhe të përfshihen në romanca pasionale. Ata që janë ndarë vitin e kaluar duhet të kenë më tepër besim te dashuria dhe t’i lënë vend raporteve të reja dashurore. Nëse doni të bëni sërish për vete partnerin, gjithmonë nëse dëshira është reciproke, mund ta hidhni hapin pas datës 14 shkurt. Prej datës 18, Dielli ndikon sërish pozitivisht. Nëse jeni në ndonjë proces ndarjeje trashëgimie që nga viti i kaluar, do të merrni përgjigje pozitive brenda muajit. Planetët ju favorizojnë në çdo aspekt. Edhe fizikisht do të ndiheni më të fortë. Nëse po ndiqni ndonjë kurë apo terapi, rezultatet do të jenë të shkëlqyera dhe do të arrini të kapërceni disa vështirësi të së shkuarës, sidomos pas datës 18 shkurt.

BINJAKËT: Që prej vitit të kaluar, ka ndryshuar diçka në jetën tuaj profesionale. Sigurisht, secili ka historinë e tij vetjake. Dikush ka hasur vështirësi që po i kapërcen tani, dikush tjetër që drejton ndonjë kompani do të ulet të bëjë bilancin e personelit, dikush tjetër mund të gjendet përballë prishjes së ndonjë marrëveshjeje apo kontrate. Brenda jush mbizotëron një ndjesi ligështimi, por edhe zemërimi ndaj atyre që nuk jua kanë njohur vlerat. Megjithatë, nuk mund të ecni përpara me këtë frymë. Mos kini frikë nga ndryshimet dhe nga nismat e reja, se do t’ia dilni mbanë me sukses. Edhe nëse ngurroni herë pas here, mos u dorëzoni. Në aspektin e ndjenjave, nuk duhet t’i zgjasni më tej situatat e tensionuara të janarit, edhe pse mund të gjendeni në vështirësi financiare apo familjare. Në fakt, duhet të tregoheni të kujdesshëm gjatë gjithë vitit për sa u përket çështjeve ligjore. Dashuria është disi nën trysni, por mund të përpiqeni të rimëkëmbni. Ata që janë vetëm në këtë periudhë do ta mbajnë mendjen te histori imagjinare apo të pamundura. Ata që do të martohen duhet të bëjnë kujdes me çështjet financiare apo me pasuritë e patundshme. Disa prindër që janë të shqetësuar për ndonjë problem të fëmijëve që prej verës së vitit të kaluar do ta kapërcejnë së shpejti këtë periudhë. Sfera profesionale dhe ndryshimi drastik që do të pësojë do të ketë ndikim mjaft të madh edhe në aspektin shpirtëror. Në aspektin fizik dhe psikologjik, shkurti do të jetë një periudhë më pak e mundimshme në krahasim me janarin, por ndryshimet në sferën profesionale apo financiare mund t’ju shkaktojnë pakëz ankth. Tani nuk mund të bëni më zgjedhje sipërfaqësore. Në ditët e fundit të muajit mund të ndieni disa shqetësime të lehta. Përpiquni të shmangni stresin e tepërt.

GAFORRJA: Pozicionimi i planetëve ende nuk është mjaft i favorshëm në sferën profesionale. Nuk vihet në diskutim vijimësia e punës, por roli juaj në ndonjë projekt a program të caktuar. Nëse punoni prej vitesh në ndonjë kompani ose drejtoni një të tillë, do të ndieni një dëshirë të brendshme për ndryshim, për të bërë diçka të re. Megjithatë, duhet shqyrtuar nëse është e realizueshme në aspektin financiar kjo nismë. Ditët më të lodhshme të muajit pritet të jenë ato mes datave 9 dhe 16 shkurt. Edhe gjatë këtij muaji fundjavat paraqiten më problematike. Për fat, jo të gjithë punojnë gjatë fundjavës, por ka të ngjarë që gjatë këtyre ditëve të lindin konflikte. Nëse keni ndonjë ortak apo bashkëpunëtor të afërt në punën tuaj, me të cilin keni mosmarrëveshje që prej vjeshtës së vitit të kaluar, mund të merrni një vendim drastik dhe të shohë secili rrugën e vet. Dy javët e para të muajit shmangni nismat e rrezikshme. Në aspektin e ndjenjave, jeni në pozitë të vështirë. Kur pozicionimi i planetëve nuk është i favorshëm, është më mirë që të tregoheni tolerantë dhe të mos vini re shumë gjëra. Rivaliteti në dashuri është i kotë. Nëse marrëdhënia juaj në çift ka pësuar një tronditje të fortë, është e udhës që të përpiqeni ta rimëkëmbni. Raportet që do të lindin gjatë këtij muaji, me gjasë do të jenë të rastësishme. Kini kujdes edhe me tradhtitë, sidomos meshkujt e shenjës së Gaforres, pasi prirja për të qenë të pabesë do të amplifikohet në këtë periudhë. Çiftet që kanë hyrë në rutinën e përditshme nuk duhet të bisedojnë vetëm për paratë dhe të lënë pas dore ndjenjat. Përpiquni të shmangni problemet që i vënë fre hovit emocional dhe kini kujdes me personat e angazhuar gjetiu apo që ndodhen shumë larg. Saturni në pozicion jo të favorshëm do të shkaktojë disa probleme fizike, kryesisht atyre që vuajnë nga sëmundje kronike. Megjithatë, me kurat e duhura, mund të kapërcehen të gjitha shqetësimet. Do të bënit mirë që të shmangnit stresin gjatë fundjavave. Duke qenë se 2019-ta do të jetë një vit deri diku i lodhshëm, është e rastit që të mos e mundoni së tepërmi trupin tuaj.

LUANI: Vijon pozicionimi tejet i favorshëm i Marsit në shenjën tuaj, sidomos në pjesën e parë të muajit. Edhe pse jo aq i frytshëm sa janari, muaji shkurt është një muaj gjithsesi aktiv në aspektin profesional. Ata që merren me tregti pritet të kenë fitime më të mëdha apo zhbllokimin e një transaksioni shitblerjeje që ka mbetur pezull prej kohësh. Gjatë shkurtit do të zgjohet brenda jush dëshira për të qenë sërish protagonistë të jetës suaj. Nëse ka ndonjë gjë që nuk shkon, do të merrni menjëherë masa. Ditë disi të tensionuara do të jenë ato mes datave 4 dhe 7 shkurt, sidomos në familje, por jo me pasoja të rënda. Nëse doni të nisni ndonjë punë të re, mos u stepni, se rezultatet priten të jenë mjaft interesante. Në dashuri, situatat e tensionuara do t’i kapërceni lehtë. Marrëdhëniet e krijuara dy muajt e fundit janë të rëndësishme. Nëse jeni pjesë e një historie të ndërlikuar apo i druheni ndjenjave, pasi jeni ndarë rishtas, duhet ta lini veten të lirë. Nuk keni pse t’i mohoni vetes ndjesi dhe emocione të reja. Kujdes me marrëdhëniet paralele apo me miqësitë që shndërrohen në diçka tjetër. Në rastet e çifteve të konsoliduara, gara mes njëri-tjetrit, ngacmimet apo mëritë e së shkuarës, duhet t’i hidhni pas shpine dhe të gjeni ekuilibrin në çift. Në këtë aspekt, 10 ditët e para të muajit mund të jetë më të vështira, me debate e mosmarrëveshje. Kujdes edhe më datë 24, kur dashuria mund të marrë një kthesë të papritur. Në aspektin fizik dhe psikologjik, muaji shkurt paraqitet i qetë. Nismat e marra në janar do të vijojnë me sukses dhe shëndeti do të jetë në përmirësim të ndjeshëm, sidomos pas datës 14. Dy të dielat e fundit të muajit mund të jenë disi më të tensionuara.

VIRGJËRESHA: Shkurti është një muaj që duhet t’ia kushtoni punës dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, sidomos pas datë 14, kur do të nisë pozicionimi i favorshëm i Marsit. Nëse keni për të zgjidhur ndonjë problem që ka lindur vitin e kaluar, mundësitë do të jenë më të mëdha. Datat 20 dhe 21 do të jenë mjaft të volitshme për të paraqitur kërkesat tuaja. Disa prej jush këto ditë mund të planifikojnë nisjen e ndonjë projekti apo programi të ri, por nuk duhet të nguteni e të merrni vrull. Me pak fjalë, është më mirë të arsyetoni para se të bëni ndonjë zgjedhje. Tekefundit, viti 2019 në përgjithësi do të jetë një vit konfirmimesh, por edhe eksperimentimi. Nëse keni përjetuar së fundmi me ndonjë ndryshim radikal në familje, stresin vazhdon të jetë ende i pranishëm, por duhet të ruani qetësinë. Kujdes me ndonjë rival të vitit të kaluar që këto kohë është përpjekur t’ju bëhet pengesë. Marrëdhëniet sentimentale do të jenë në përmirësim të ndjeshëm në raport me muajin e kaluar. Pra, nëse jeni një histori të bukur dashurie, nuk keni pse të druheni. Nëse po kërkoni dashurinë, edhe pse mes kontradiktash të brendshme, duhet ta lini veten të lirë. Nëse jeni ndarë rishtas dhe mendoni se nuk është e mundur të keni një raport të qetë, duhet të përpiqeni ta kapërceni këtë ndjesi dhe të përballeni me gjendjen aktuale. Nuk është periudha e përshtatshme për të rënë pre e provokimeve apo stresit të momenti. Disa ditë, sidomos ato rreth datës 20 shkurt, mund të jenë me polemika të shumta, si pasojë e shtyrjes së ndonjë projekti të nisur prej kohësh. Është e udhës që të ndryshojnë disa dinamika të jetës në çift. Nëse shikoni se po bëni shumë debate me partnerin, hapni rrugë dhe mos dëmtoni marrëdhënie që mund të jenë shumë të rëndësishme në të ardhmen e afërt. Forma fizike paraqitet disi problematike gjatë shkurtit, kryesisht si pasojë e tensioneve në punë, që mund të sjellin shqetësime psikosomatike. Sa më shumë ta ruani stabilitetin, aq më mirë është. Shmangni çdo rrezik të mundshëm.