1945 – Kryeministri britanik, Uinston Çërçill, Presidenti amerikan, Franklin Ruzvelt dhe mareshali rus, Zhozef Stalin, tri prej liderëve aleatë të Luftës II Botërore, diskutuan fundin e luftës kundër Gjermanisë dhe të ardhmen e Evropës në një vend sekret në brigjet e Detit të Zi.
1971 – Zvicra u njohu grave të drejtën e votës.
1973 – Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë nderoi qytetin e Marashit me titullin “Hero”. Ky është qyteti i parë që është nderuar me Urdhrin e Pavarësisë nga Parlamenti turk, për heroizëm të jashtëzakonshëm në luftën kundër pushtuesve francezë. Duke filluar nga kjo datë, qyteti mori emrin Kahramanmarash (Marashi Heroik).
1992 – Shtetet anëtare të Komunitetit Evropian nënshkruan Traktatin e Mastrihtit, përmes të cilit u themelua edhe Bashkimi Evropian.
1995 – Anija kozmike “Discovery” realizoi kontaktin historik me stacionin hapësinor rus “Mir”.
1996 – Një avion pasagjerësh i tipit “Boeing 757”, pjesë e flotës së kompanisë turke “Bir-Gen Air”, ra në oqeanin Atlantik, në hapësirën detare të Republikës Dominikane. Aksidenti u mori jetën 189 personave.
2007 – Qeveritë e Gjeorgjisë, Azerbajxhanit dhe Turqisë nënshkruar në Tbilis marrëveshjen për implementimin e projektit të linjës hekurudhore Baku-Tbilis-Kars.
2009 – Zjarri që ra në pyjet e shtetit Viktoria të Australisë, rezultoi fatkeqësia më e madhe e këtij lloji në vend. Si pasojë e këtij zjarri, njohur botërisht si “e shtuna e zezë”, humbën jetën 173 persona dhe u plagosën 414 të tjerë.