Dashi: Ish-i që shkon larg
Të gjithë ish partneret tuaj jua ndjejnë mungesën menjëherë ! Sapo nuk jeni më së bashku, ata e kuptojnë se çfarë kanë humbur. I merrni gjërat me sportivitet dhe keni vetbesim të lartë! Sa keq që nuk është më problemi juaj .Nuk është se jeni e mërzitur sepse do t’ju marrë malli për ish-in, por më shumë ndiheni të ofenduar se si dikush nuk dëshiron më të dalë me ju .
Demi: Ex-i rehat fare
Logjika juaj është për t’u admiruar ! Nëse dikush nuk dëshiron të kalojë pjesën tjetër të jetës me ju, as nuk ia vlen të mërziteni sepse do të ishte kohë e humbur. Natyra dhe karakteri juaj s’ta lejojnë kurrë të kthehesh për herë të dytë me dikë që i keni mbyllur punët një herë e mirë. Marrëdhëniet e përsëritura thjesht nuk kanë kuptim për ju.
Binjakët: Ish-i hajde-ik
Ju karakterizon shpirti i aventurës dhe nuk i druheni asgjëje. Mund të ndaheni pa më të voglin problem, pasi në të njëjtën mënyrë mund të rikthehni sërisht ! Vetëm sigurohuni që dikush t’i pranojë kapriçot tuaja, pasi për shembull me një dash nuk do t’ju ecnin fare.