Çfarë e dashure jeni e dini shumë mirë, (lexo artikullin këtu) por a mund t’i parashikoni veprimet tuaja nëse nuk do të ishit më në një lidhje dhe thjesht do të ishit një “ex” ? Lexoni më poshtë se çfarë ju thonë yjet për sjelljet tuaja pas ndarjes ! Argëtohuni, mos i merrni shumë seriozisht
Ujori: Ish-ja që nuk e kthen kokën pas
Sinqerisht, ju jeni të lumtura që gjërat kanë përfunduar, sepse kishit filluar të ndiheshit pak të bllokuara. Ju jeni një shenjë shumë e pavarur e nëse ndiheni sikur dikush po ju cënon hapësirën private më mirë jepini duart. Ju nuk keni tendencë për të dalë nga vetja pas një ndarjeje, apo të transformoheni si njeri.
Peshqit: Ish-i i këndshëm
Peshqit e vetmuar! Ju jepni gjithçka në një lidhje , jeni shumë të mirë dhe duket se u besoni të gjithëve shumë lehtë ! Miqtë tuaj më të ngushtë mezi presin që ju të ndaheni nëse partneri nuk ju trajton si një mbretëreshë e vërtetë që jeni ! Mos pranoni më pak nga se meritoni !
Ju gjithnjë do të përpiqeni t’i mbani lidhjet me Ish-in sepse e deshironi te mbeteni miq te mire. Pas një ndarje keni nevojë për një pushim të gjatë pasi nuk mund të krijoni një lidhje menjëherë.