Çfarë duhet të konsumoni sipas grupit tuaj të gjakut…

Kuriozitete

grup gjaku
Të dish çfarë grupi gjaku je është mjaft e thjeshtë dhe e gjitha kjo falë një analize gjaku.Grupi i gjakut së cilit ne i përkasim është mjaft i lidhur me aftësinë e trupit tonë për të tretur ushqime të caktuara. Dr.Peter J.D’Adamo ka publikuar një libër me të gjitha ushqimet përkatëse për secilin grup gjaku. Më poshte kemi një listë ushqimesh që duhet të konsumoni.

grupi A
Nëse i përkisni grupit A
Personat që i përkasin këtij grup gjaku, duhet të konsumojnë më shumë ushqime vegjetariane. Këta persona kanë nivele të pakta të acidit në stomak dhe si pasojë stomaku i tyre nuk mund të tresë yndyrnat dhe proteinat shtazore.

grupi B
Nëse i përkisni grupit B
Këta persona duhet të anashkalojnë konsumimin e mishit të pulës.Mund ta zëvendësoni mishin e pulës me mish dhie, lepuri ose qingji.