Çfarë duhet të konsumoni nëse vuani nga infeksionet urinare?

Kuriozitete

infeksion

Infeksionet urinare janë ndër patologjitë më të shpeshta, prej të cilave rrezikojmë të gjithë. Sipas mjekëve, një pacient mund të kuptojë se ka të bëjë me një infeksion urinar, kur konstaton simptoma që shoqërohen me dhimbje, ose djegie gjatë aktit të urinimit, teksa urinimet bëhen mjaft të shpeshta. Këto të fundit janë të pakta në sasi, kanë erë të fortë dhe të rëndë, mund të ndodhë që urina të shoqërohet edhe gjak dhe dhimbje në fund të barkut.
1.Ushqime si veza, mishi, peshku, mishi i pulës, dhe djathi duhet të jenë prezente në çdo vakt.
2.Marrja e mjaftueshme e ushqimeve me vitamin C është e nevojshme për të parandaluar rishfaqjen e infeksionit. Ushqime të tilla janë agrumet, kivi, luleshtrydhet, specat e kuq.

infeksionet urinare
3.Lëng karrote me portokall cdo mëngjes është një zgjedhje shumë e mirë për të forcuar mbrojtjen kundër infeksionit.
4. Çaji i boronicës dhe trëndafilit të egër mund të ndihmojë, edhe pse nuk ka vërtetim shkencor për këtë.
5.Shmangia e kafeinës dhe alkoolit është shumë e rëndësishme pasi kështu shmangni dhe irritimin e fshikëzës urinare.
6.Konsumimi i sa më shumë të jetë e mundur i ujit. Është e këshillueshme të konsumoni më shumë sesa 2 litra ujë në ditë, kjo gjë do të ndihmojë në largimin e toksinave nga trupi juaj por ndihmon edhe në mirëfunksionimin e veshkave.