Dashi
Hyn Marsi në Akrep në datën 9 Dhjetor dhe nuk dua të hidhesh përpjetë nga gëzimi, por pritet që çdo gjë në jetën tënde të përmirësohet papritmas. Do gjenden para, do gjenden partnerë, si në punë e shoqëri, ashtu edhe në dashuri. Ti vetëm zgjidh çfarë lloj super-heroi dëshiron të bëhesh.
Demi
Edhe po të ishe xhongler I talentuar në cirk (pa kafshë, por me akrobatë, kllounë dhe njerëz që gëlltisin zjarrin), prapë nuk do arrije dot ta drejtpeshoje karrierën, dashurinë dhe familjen.
Binjakët
Universi po të shkel syrin me nënkuptim, ndërkohë që Mërkuri është duke u tërhequr drejt Shigjetarit dhe në të njëjtën ditë, pra në 3 Dhjetor, ti mirepret Hënën e Plotë. Edhepse je një flutur shoqërore e lindur, ky Dhjetor të jep mundësinë të luash rolin e milingonës, pra të programosh e të kursesh për të ndërtuar tëardhmen.
Gaforrja
Je gati për një mbidozë lumturie? Dhjetori i 2017-ës dëshiron të ta dhurojë këtë dhe të të përgatisë për një 2018 edhe më të mirë. Marsi është një këshilltar shumë I mire nga Akrepi, Jupiteri është në trekëndëshme Neptunin, Saturni është nisur për tek Bricjapi. Asgjë nuk mund të të ndalë tani!
Luani
Për shkak se gjithë viti ka qenë një cikël karrierë-mbrapshti-shpullë, vjen ky Dhjetor I bukur dhe të tregon se çdo të thotë dashuri dhe se sa gjëra mund të arrish nëse zbret për pakëz kohë nga froni yt.
Virgjëresha
Fundviti është shumë argëtues. Ai të fton në skenë për të dhënë përshëndetjet dhe falënderimet, pasi sivjet, ia dole mjaft mirë, si në çështjet ekonomike, ashtu edhe ato profesionale. Nërregull. Po për fushën e ndjenjave? Në fund të muajit do të ketë një festë të madhe në Bricjapin me Diell, Saturn e Venus. Kalo të marrësh ndonjë propozim për martesë, ndonjë test shtatëzanie ose diçka të tillë.