Çelësi i suksesit sipas njeriut më të pasur në botë nuk ka lidhje as me paranë e as me pushtetin, ja cili është ai

Kuriozitete

njeriupask

Nëse bëhet fjalë për paranë, pushtetin apo famën, suksesi do të thotë gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Për Bill Gatesin, ai është i përcaktuar nga dy faktorë: të bësh ndryshimin dhe të kujdesesh për njerëzit që ke më afër.

“Warren Buffett ka thënë gjithmonë se matësi [i suksesit] është nëse njerëzit e afërt me ju janë të lumtur dhe ju duan,” shpjegoi Gates gjatë një bashkëbisedimi në Reddit, kur u pyet për idenë e tij të suksesit .
“Është gjithashtu mirë të ndiheni sikur keni bërë ndryshim – duke shpikur diçka ose duke rritur fëmijë, ose duke ndihmuar njerëzit në nevojë”, vazhdoi ai.
Megjithëse rrethi i tij i ngushtë është më i vështirë për t’u depërtuar, është e lehtë të shohësh se Gates e ka arritur pjesën e dytë të përgjigjes së tij.
Kur ishte vetëm 20 vjeç, Bill Gates bashkë-themeloi Microsoft me shokun e tij të fëmijërisë Paul Allen. Muaj para ditëlindjes së tij të 31-të, kompania u regjistrua në bursë, duke e bërë Gates një miliarder.
Tani, njeriu më i pasur në botë me 85.2 miliardë dollarë në emrin e tij, Gates shpenzon ditët e tij duke drejtuar Fondacionin Bill & Melinda Gates, një nga organizatat bamirëse më të fuqishme në botë. Fondacioni – i cili kontrollon një fond prej më shumë se 40 miliardë dollarësh – synon të nxjerrë miliona njerëz nga varfëria, me një fokus të madh në eliminimin e HIV, malaries dhe sëmundjeve të tjera infektive. / Bota.al