Çdo njeri duket se ka ardhur në jetë me një mision, por jo të gjithë e përmbushin këtë të fundit ! Kjo mund të ndodhë sepse ju nuk arrini të zbuloni dhuntitë tuaja, por nëse do njhnit veten tuaj më mirë, atëherë nuk do kishit dyshim se çfarë mund të bënit më mirë në këtë jetë. Sipas personalitetit, “Zoti” ju ka bekuar me dhunti unike dhe Living do të zbulojë për 12 shenjat e horoskopit misionin e gjithësecilit ! Ja çfarë u ka thënë zoti shenjave të zodiakut
Dashi
Zoti të ka dhënë dhuntinë e vetëvlerësimit ! Je i aftë të shpërndash dije e dituri mes njerëzve, por nuk të takon ty të kudjesesh për të gjithë ata që të nxënë ! Ti duhet vetëm të përcjellësh idetë që të kam ‘sjellë’ në mendje.
Demi
Je lindur për t’i çuar gjërat deri në fund ! Je natyrë udhëheqëse dhe ke aftësinë të bindësh të tjerët !Sigurisht, është një rol që kërkon mjaft durim prandaj edhe ti duhet të kalitesh që t’i çosh deri në fund gjërat që të lihen në dorë. Për ta bërë këtë të kam dhënë forcën.
Binjakët
Të dhash dijen në mënyrë që të kishe pyetje mjaftueshëm për t’i bërë botës. Nuk t’i dhashë përgjigjet sepse ata që do pyesësh duhet të vrasin mendjen për ato që do ju kërkosh dhe në fund, nga rezultati, do kuptosh.
Gaforrja
Gaforre, ti duhet t’ju mësosh njerëzve të pranojnë emocionet e tyre. Jeta jote duhet të shkaktojë të qeshura dhe lot në jetën e njerëzve që të rrethojnë në mënyrë që të mendojnë dhe t’ju zhvillohet karakteri. Për këtë arsye të dhurova famlijen.
Luani
Puna jote është që t’i tregosh “krijimin” botës, përmes talenteve dhe aftësive të tua. Duhet të jesh krenar por mbaj në mendje që është ‘krijmi im’ dhe jo i yti. Nëse e harron këtë, njerëzit do të qeshin me ty. Por nëse e bën mirë, të kam dhënë nderin si dhuratë.
Virgjëresha
Të kërkova të zhbiroje natyrën njerëzore, atë që kishin bërë njerëzit me atë që kisha krijuar. Të dhash të drejtën t’ju kujtoje që janë të gjithë belbëzues. Që ta bëje mirë këtë punë, u sigurova të ishe i pastër në zemër e mendime.
Peshorja
Misiony yt është të shërbesh. Veprimet e tua do t’ju kujtojnë të tjerëve detyrat ndaj tjetrit. Kjo do t’i mësojë të reflektojnë mbi pasojat e veprimeve që bëjnë. Dashuria ishte ajo që të duhej për t’ia dalë.
Akrepi
Detyra jote është shumë e vështirë. Ti ke aftësinë të dallosh se çfarë fshihet në zemrat e njerëzve por nuk je i lejuar ta ndash me të tjerët këtë që sheh. Gjatë zbulimeve do të lëndohesh dhe kjo mund të të bëj të largohesh nga unë por do të kujtohesh se nuk po ta shkaktoj unë këtë dhimbje…E pranon dot detyrën? Ka edhe një të mirë, nëpër ‘udhëtime’ do të zbulosh edhe vlerat e tua…
Shigjetari
Shigjetar, të kërkoj t’i bësh njerëzit të qeshin. Ata kanë tendencën të bëhen të hidhur, duke mos më kuptuar. Por të qeshurat që ti do t’ju shkaktosh do t’i bëjnë të kthejnë sytë sërish nga unë. Po të dhuroj gëzim të pafund për t’ia dalë.
Bricjapi
Po të kërkoj të punosh e përpiqesh fort në mënyrë që të tjerët të frymëzohen prej teje. Përgjegjshmëria do të jetë dhurata jote.
Ujori
Ti do të kesh fuqinë për të parashikuar gjërat që do të vijnë, kështu që të tjerët do të përpiqen që të jenë në një nivel me ty. Liria është dhurata jote.
Peshqit
Të kërkoj ndjesë por ti duhet të mbledhësh dhimbjen e të gjithëve dhe të ma kthesh mua. Lotët e tu do të jenë të mitë dhe dhimbja që do të ndjesh, shpesh, do të jetë prej keqkuptimit që kanë njerëzit për planet e mia. Por aftësia për të kuptuar tjetrin, do të jetë dhurata jote që do të ta bëjë rrugën më të lehtë. DAVID WOLFE