“Çaj apo kafe?”- pyetje pothuajse e njëjtë me: “Të jesh apo të mos jesh”. Por a fshihet diçka tjetër pas zgjedhjes sonë përveç shijes që këto pije të nxehta kanë?
Ekstrovertët preferojnë çajin
Sipas rezultateve të sondazhit të kryer në SHBA nga “OnePoll”, ekstrovertët dhe ambivertët (ata në mes të introvertëve-ekstrovertëve) priren të jenë adhurues të çajit, ndërsa introvertët kanë më shumë gjasa të pinë kafe. Një studim i kryer nga Andrew P. Smith nga “Universiteti i Cardiff” arriti në përfundimin se kafeina ndihmon ekstrovertët me performancën e tyre në punë, ndërsa introvertët janë më produktivë nëse nuk e konsumojnë kafeinën.
Adhuruesit e kafesë janë personat që rrezikojnë
Ky studim zbuloi se konsumimi i kafesë është i lidhur me “kërkimin e ndjeshmërisë, impulsivitetin dhe prirjen për të rrezikuar”, që do të thotë se tifozët e kësaj pije popullore kanë më shumë të ngjarë të shijojnë aktivitete si sportet ekstreme dhe të kërkojnë përvoja të reja më shpesh.
Adhuruesit e çajit bëjnë gjumë më të mirë
Rezultatet e sondazhit tregojnë se ata që preferojnë çajin identifikohen si “ata që flenë më mirë”.
Adhuruesit e çajit konsumojnë më shumë sheqer
Sipas këtij sondazhi, të anketuarit që preferonin çajin kishin më shumë të ngjarë të shtonin sheqer në të, ndërsa ata që konsumonin kafe e shijonin atë edhe pa sheqer fare.
Adhuruesit e kafesë janë adhurues të qenve
Kur u pyetën nëse ata pëlqejnë një mace apo një qen, më shumë adhurues të kafesë zgjodhën qentë, dhe ata që preferonin çajin kishin më shumë gjasa të preferonin macet.
Ata që konsumojnë çaj priren të jenë më krijues
Sipas këtij studimi, çaji na ndihmon të jemi më kreativë dhe e bën më të lehtë krijimin e ideve të reja. Në të njëjtën kohë, një tjetër studim zbuloi se pavarësisht se nuk ka një ndikim pozitiv në krijimtarinë, kafeja i bën aftësitë tuaja për zgjidhjen e problemeve më të mprehta.
Adhuruesit e kafesë janë më të stresuar, por më pak të dëshpëruar
Ky studim tregoi se sa më shumë punë që duhet të bëjnë studentët gjatë semestrit, aq më shumë kafe konsumojnë. Duke qenë se kafeina është një substancë stimuluese, kjo nuk është rastësi. Sidoqoftë, ka një anë pozitive për të pirë kafe: u zbulua se, midis atyre që e pinë atë shpesh, nivelet e depresionit ishin 32% më të ulëta se ato të atyre që nuk e pinë.