Britanikët do të shuajnë cigaren e fundit në vitin 2050

Kuriozitete

Planet britanike janë ambicioze – Bristol do të bëhet qyteti i parë në vend pa tym dhe cigarja e fundit do të shuhet në vitin 2050. Qendra e Studimit të Duhanit dhe Alkoolit në Universitetin e Nottingham beson se janë të nevojshme masa radikale që më në fund duhanpirësit të lënë duhanin, dhe një nga opsionet janë produktet alternative që çlirojnë nikotinë por jo tymin e duhanit. “Ne kemi një qëndrim shumë më të qetë ndaj njerëzve që janë të varur nga nikotina sepse nikotina si e tillë nuk është tepër e dëmshme”, thonë studiuesit e këtij institucioni shkencor.

Nisma për ta bërë Bristol qytetin e parë anglez pa cigare vjen në një linjë me nismën e Kompanisë më të madhe të duhanitnë botë, Philip Morris, që përmes vizionit për një të ardhme pa tym, aktualisht po inkurajon duhanpirësit për të lënë duhanin, e nëse nuk duan ta bëjnë këtë, të gjejnë alternativa më pak të dëmshme, të bazuara në prova.

Më shumë se 8 milionë duhanpirës në botë kanë hequr dorë plotësisht nga cigaret dhe janë transferuar në IQOS, një pajisje e prodhuar nga Philip Morris që ngroh duhanin, në vend që ta djegë atë dhe lëshon deri në 95 përqind më pak substanca të dëmshme sesa cigarja.

Zyrtarët në Agjencinë e Shëndetit Publik të SH.B.A.-së kanë ndërmarrë një qasje të kujdesshme për rregullimin e tregut të cigareve, dhe pas krizës së shkaktuar nga cigaret elektronike të pa autorizuara të blera në tregun e zi, Administrata e Ushqimit dhe Barnave e Sh.B.A. (FDA) urdhëroi të gjithë prodhuesit e pajisjeve elektronike dhe të ashtuquajturat “vape” që deri në maj të vitit 2020 tëaplikojnë për autorizimin e produktit së bashku me specifikimin e pajisjes.

Në tregun amerikan, vetëm IQOS ngaPhilip Morris ka një dokument të tillë, që pas më shumë se dy vitesh pritje dhe procedurë rigoroze u autorizua për atë treg, dhe shitjet filluan në tetor të vitit të kaluar.