Për shumë njerëz veshjet e përdorura janë mënyra më e mirë, dhe më e zgjuar, për t’u dukur mirë dhe blerë shpeshherë brand-e të njohura me pak para. Kurse disa të tjerë as nuk e konceptojnë të veshin a mbathin gjërat e dikujt tjetër, por një grua britanike ka fituar llotarinë e jetës pikërish me një fustan të përdorur. E keni menduar ndonjëherë që teksa kontrolloni ndonjë deng rrobash të gjeni veshje të përdorua nga një njeri i rëndësishëm, si për shembull princeshë Diana?Pikërisht siç e lexoni një 40-vjeçare londineze, identiteti i së cilës është mbajtur i fshehtë, ka blerë në 1994-ën një fustan të përdorur të lady Dianës për 200 stërlina, dhe e ka shitur dhjetorin e shkuar për plot 120.000 stërlina. Një shumë marramendëse, apo jo?!
Ajo e bleu fustanin të cilin Diana e kishte veshur vetëm një herë në 1986-ën, në një dyqan të njohur në Herefordshire dhe vetëm një vit më parë, kuptoi se kishte në garderobë një thesar.Gjatë gjithë këtyre viteve, ajo e kishte veshur shumë rrallë fustanin e disenjuar nga David dhe Elizabeth Emanuel, por i dukej shumë i bukur për ta hedhur në koshin e mbeturinave. Megjithatë gjithçka ndryshoi kur pa një dokumentar rreth udhëtimeve të lady Dianës dhe vuri re fustanin e saj në trupin e princeshës së ndjerë.Kanë qenë vetë stilistët anglezë që kanë konfirmuar autenticitetin e fustanit, duke shtuar se ai është unik në botë, dhe se lady Diana e kishte veshur vetëm gjatë vizitës në Gjirin Persik në 1986-ën. Gruaja britanike ia ka shitur më pas Kelly Taylor, një prej themelueseve të tregut vintage në Londër dhe njohëse shumë e mirë e garderobës mbretërore, për shumën e çmendur prej 120 mijë stërlinash. Herën tjetër, hapini mirë sytë se nuk i duhet ç’thesar mund të keni në duar.