BlackBerry dhe Boeing do të krijojnë një telefon vetë-shkatërrues

Kuriozitete

0179-441x242
Shefi ekzekutiv i BlackBerry-t njoftoi se po bashkëpunojnë me kompaninë Boeing për të krijuar një telefon inteligjent që do të vetë-shkatërrohet nëse e merr dikush tjetër. Boeing është një kompani ajrore me bazë në Çikago, e njohur për prodhimin e avionëve komercial dhe luftarak.

“Jemi të kënaqur të njoftojmë se Boeing po bashkëpunon me kompaninë BlackBerry për të ofruar një zgjidhje në sigurinë e telefonave për pajisjet Android bazuar në platformën BES 12,” u shpreh shefi ekzekutiv i kompanisë BlacBerry, John Chen.

Telefoni Boeing u prezantua fillimisht në fund të muajit shkurt të këtij viti, por nuk u zbuluan shumë detaje mbi të. Dimë vetëm që telefoni do të ketë dy vende për karta SIM dhe do të fuqizohet nga sistemi operativ Android, si dhe do të përdorë platformën BES 12.

Ky telefon inteligjent do të krijohet për agjencitë qeveritare dhe lloje të ndryshme të bizneseve ku mbrojtja e të dhënave është e domosdoshme.