Bill Gates është tashmë njeriu më i pasur në botë, por në krahasim me pasurinë që do të ketë pas 25 vitesh, aktualja është “thërrime”.
Bashkëthemeluesi i Microsoft sipas Forbes ka një pasuri me vlerë prej gati 85 miliardë dollarë.
Sipas llogaritjeve, nëse Gates vazhdon të vlerësojë normat e kthimit, kur ai të mbush 86 vjeç, pasuria e tij do të ketë kapur shifrën e një trilion dollarëve.
Miliarderi që prej vitit 2009 është duke shijuar normën mesatare të kthimit prej 11%, thuhet në raportin e grupit të kërkimit të pasurive, i cili publikoi edhe lajmin mahnitës të tetë njerëzve më të pasur në botë që kanë para sa gjysma e popullsisë.
Nëse investimet e Gates rriten në nivelet e ditëve të sotme, me shumë mundësi, ai ose ndonjë prej miliarderëve të tjerë, mund të jenë njerëzit e parë në botë që do të titullohen trilionerë.
Përfshirë këtu edhe miliardat që Bill Gates jep për bamirësi…