Të gjithë jemi të idesë se biondet janë më të preferuara nga meshkujt. Nga vetë ngjyra, ato duket sikur janë më të hapura drejt argëtimit, në krahasim me një brune serioze e cila kërkon stabilitet. Studimet kanë zbuluar se ngjyra e flokëve tuaj, ndikon realisht në mënyrën sesi gjinia e kundërt iu sheh.
Sipas studimit, shumica e meshkujve i shohin femrat me flokët e çelur si më rinore dhe tërheqëse, në krahasim me ato me flokët e errët. Flokët e errët kanë tendencën t’iu japin më tepër seriozitet dhe vite extra mbi kurriz. Kështu që, keni patur të drejtë. Biondet, mbeten përfundimisht të preferuarat e tyre.