Bëni këto pesë gjëra për të jetuar më gjatë

Kuriozitete

espresso_1466191224-527783.jpg

Pini kafe

Studime të ndryshme tregojnë që personat të cilët konsumojnë kafenë kanë gjasë më të ultë që të kenë diabet apo sëmundjen e Parkinsonit. Ndërsa një studim i vitit 2012, tregon që niveli i mortalitetit është 15% më i vogël tek konsumuesit e kafesë.

Bëni ushtrime

Nuk është e rëndësishme se çfarë bëni përderisa jeni duke bërë ndonjë aktivitet fizik. Sipas shumë studimeve personat që bëjnë aktivitet fizik janë më të shëndetshëm dhe jetojnë më gjatë.
Merrni vitaminën D

Vitamina D, është vitaminë që duhet të merrni rregullisht. Mungesa e kësaj vitamine mund të shkaktoj probleme shëndetësore të ndryshme duke filluar prej sklerozës, diabetit e deri tek problemet me zemër.

Hani arra

Konsumimi i arrave ul rrezikun për kancer të pankreasit, sëmundjeve të zemrës dhe sulme të ndryshme.

Meditoni

Njerëzit nëpër botë kanë kohë që meditojnë, ndërsa tani edhe shkenca ka filluar që të dokumentoj benefitet e tij.

Reduktimi i stresit në këtë formë ndihmon shumë në shëndetin e përgjithshëm të njeriut, andaj rekomandohet 15 minuta meditim në ditë.