Bëhuni gati për një javë të ngarkuar dhe të errët, ja ç’kanë parashikuar yjet për datat 13-19 janar

Kuriozitete

Dashi

Do të hasni vështirësi gjatë këtyre ditëve në sferën e ndjenjave. Edhe në familje situata nuk parashikohet më e mirë. Që nga fillimi i janarit jeni ndier shumë të stresuar dhe kjo ju ka ndikuar negativisht. Në fundjavë do ta merrni veten, por bëni kujdes nga sëmundjet sezonale. E marta dhe e mërkura janë ditët më të përshtatshme për të bërë trajtime estetike. Kujdes, se ndonjë e papritur mund të prishë ekuilibrin familjar.

Demi

Keni ndër mend të bëni investime, sepse në këto kohë të vështira doni siguri më të madhe. Me raste do të ndiheni të tunduar të lini gjithçka dhe të izoloheni në botën tuaj. Edhe në punë do të vuani nga mungesa e përqendrimit. Të premten mund t’ju dalë diçka e papritur, së cilës i duhet dhënë zgjidhje. Nëse jeni në kërkim të një pune të re, sigurohuni më parë që ta keni gjithçka në rregull. Për beqarët parashikohen të reja interesante aty nga mesi i javës.

Binjakët

Është e rëndësishme që gjatë këtyre ditëve t’i keni idetë të qarta. Në dashuri gjithçka shkon mirë, edhe pse në të shkuarën lidhja juaj është rrezikuar për shkak të dyshimeve. Keni nevojë për kohë që të mendoheni, prandaj fundjavën do të parapëlqeni ta kaloni vetëm. Për ata që janë beqarë parashikohen njohje të reja, që mund të rezultojnë pozitive në të ardhmen. Bëni kujdes me shpenzimet dhe mundohuni t’u paraprini të papriturave.

Gaforrja

Tani është periudha e përshtatshme për të realizuar projektet tuaja. Të lindurit e kësaj shenje janë njerëz seriozë, të cilët urrejnë të humbasin kohë dhe duan t’i japin menjëherë zgjidhje problemeve. Këto ditë do të përpiqeni fort që të jeni në formë të mirë fizike për stinën e verës. Ndokush ka bërë plane për martesë. Me pak fjalë, gjatë këtyre ditëve do të jeni shumë të angazhuar. Në fundjavë do të çlodheni dhe do të kaloni momente të bukura në shoqërinë e partnerit.

Luani

Do të kaloni një javë interesante, por me ulje e ngritje. Një ditë mund të ndiheni keq fizikisht, kurse tjetrën do të jeni të bindur se mund t’i bëni ballë çdo vështirësie. Do të përjetoni emocione të forta, sidomos në sferën e dashurisë. Ndokush mund të marrë një telefonatë të sikletshme, por në përgjithësi do t’ju ecë mbarë në aspektin e ndjenjave. Pritet që të merrni lajme të mira dhe të bëheni mirë me shëndet.

Virgjëresha

Koha që kalon nuk kthehet më pas dhe kjo do t’ju bëhet më e qartë gjatë këtyre ditëve. Diçka mund të mos shkojë mirë në aspektin e ndjenjave në fundjavë. Mund t’ju duhet të bindni dikë se dashuria juaj është e sinqertë. Në aspektin profesional gjithçka do të shkojë mirë, sidomos në marrëdhënie me kolegët. Çdo paqartësi do të sqarohet aty nga mesi i javës, atëherë kur Hëna do të jetë e kthyer në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj. Për beqarët parashikohen takime në fundjavë.

Peshorja

Do të jetë një javë interesante dhe e frytshme, sidomos në datat 16 e 17 janar. Mos lini pas dore kujdesin dentar, pasi mund të keni nevojë për një ndërhyrje. Pritet që të ketë zhvillime të paparashikuara të ngjarjeve. Dikush do t’ju japë një këshillë që do të rezultojë e dobishme në të ardhmen. Do të përballeni me sfida dhe do t’ju duhet të jepni prova se jeni të aftë t’i përballoni. Kujdesuni për shëndetin, sepse jeni shumë të stresuar. Mos i nënvlerësoni dobitë e një shëtitjeje të thjeshtë. Bëhuni më të shoqërueshëm.

Akrepi

Gjërat këtë javë duket se do të ecin me hapa të ngadaltë. Për të parë ndryshime duhet të prisni fundjavën, kur Hëna do të kalojë në shenjën tuaj. Së shpejti do të shpëtoni nga një situatë e sikletshme, por bëni kujdes me shpenzimet e tepruara. Nuk do të jeni shumë aktivë gjatë këtyre ditëve dhe do t’ju duhet të sforcoheni shumë që t’ia dilni mbanë. Do të duhet të kalojë pak kohë përpara se disa gjëra të marrin rrugën e zgjidhjes, por nuk mund ta delegoni kurrsesi punën.

Shigjetari

Do të jetë një javë e ngarkuar dhe do të keni shumë punë për të mbyllur, aq sa do t’ju shterojnë energjitë. Mundohuni të mos ia nxirrni dufin ndonjërit prej familjarëve. Mos i bartni problemet e punës në shtëpi dhe tregohuni më të duruar me njerëzit rreth jush. Në fundjavë do të lini takime emocionuese, por mos filloni ende një lidhje të re. E shtuna do të ishte dita më e përshtatshme për t’u marrë me gjërat personale.

Bricjapi

Kjo do të jetë një javë e rëndësishme dhe e mbushur me shpresa. Viti 2020 do të jetë i mbarë dhe gjatë ditëve në vazhdim do të shikoni ndryshime pozitive. Ata që kanë një lidhje serioze, do të përfshihen nga pasioni dhe do të ndihen akoma më të afërt. Një i afërmi juaj do t’ju besojë një sekret, pasi ka nevojë për ndihmën tuaj. Në familje do të mbizotërojë kaosi, por mundohuni të mos e humbni durimin. Disa çështje të punës shumë shpejt do të marrin rrugën e zgjidhjes.

Ujori

Pritet që të keni ndryshime të rëndësishme në aspektin profesional. Do të bëni të pamundurën për të përfunduar një projekt, në mënyrë që më pas të merrni një shpërblim. Gjithsesi, problemet nuk kanë të sosur. Do të shpenzoni shumë para. Kujdes edhe fëmijët, sepse do të kenë nevojë për ndihmën tuaj. Përpiquni të veproni në mënyrë të organizuar, përndryshe fundjava do t’ju gjejë të stresuar. Lidhja do të ecë mirë, por kujdes se mos shkaktoni keqkuptime.

Peshqit

Yjet do t’ju favorizojnë, duke ju ofruar mundësi të shumta gjatë këtyre ditëve. E keni ju në dorë që t’i shfrytëzoni ato. Ju shquheni si ëndërrimtarë të mëdhenj, por shpesh nuk ia dilni t’i bëni gjërat mirë. Edhe pse të hënën do të ndiheni të lodhur, përpiquni t’i kryeni të gjitha punët që do t’ju caktohen. Përndryshe, do t’ju duhet të angazhoheni në fundjavë. Pritet që të keni zënka me partnerin, por që gjithsesi do të jenë kalimtare. Do të ketë dhe nga ata që do të bëjnë ndryshime në pamje.