Dashi
Nuk pritet që kjo të jetë një javë stimuluese për të lindurit në shenjën e Dashit. Marsi në pozicion të pafavorshëm do të ndikojë negativisht në humorin tuaj, sidomos ditën e hënë dhe të martë. Vetëm në fundjavë mund të shpresoni për një përmirësim të situatës.
Demi
Ju dini si të tregoheni pasionantë me partnerin, por ende ju mungon diçka për të përmirësuar më tej komunikimin me të. Nëse do të arrini të gjeni gjuhën e përbashkët, marrëdhënia juaj do të përmirësohet së tepërmi dhe do të bëni që t’ju shohë me sy tjetër.
Binjakët
Ju tregoheni mjaft bindës, kur flitet për argumente që ju interesojnë, por ama nuk i merrni në konsideratë mendimet e të tjerëve që bien ndesh me tuajat. Yjet ju këshillojnë që t’i dëgjoni dhe pikëpamjet e tyre. Në aspektin profesional pritet që të keni të reja.
Gaforrja
Kjo do të jetë një javë e mbarë për të lindurit e shenjës së Gaforres. Energjia pozitive e përcjellë nga Venusi dhe Jupiteri do t’ju shoqërojë përgjatë gjithë javës. Kështu do të jeni të përgatitur për çdo të papritur që do të paraqitet në harkun kohor të këtyre ditëve.
Luani
Ambicia dhe aftësitë tuaja ju ndihmojnë që t’i bëni ballë çdo situate. Ju gjithmonë përpiqeni që t’i realizoni me sukses objektivat tuaja. Keni besim në forcat tuaja dhe zor se dorëzoheni. Kjo frymë pozitive me siguri që do t’ju ndihmojë përballë vështirësive.
Virgjëresha
Siguria e tepruar në vete nuk është asnjëherë këshilltar i mirë në asnjë lloj situate. Përpara se të veproni duhet të verifikoni faktet. Nuk mund të arrini në përfundime të nxituara vetëm duke u nisur nga supozimet tuaja.
Peshorja
Është e kotë të këmbëngulni në diçka që nuk ka të ardhme. Mund të ndodhë që me raste të tregoheni tepër kokëfortë, por duhet ta kuptoni kur është momenti për të hequr dorë. Ndoshta është më mirë që t’i hidhni sytë tjetërkund, pasi jo të gjithë janë në gjendje t’i çmojnë vlerat tuaja.
Akrepi
Një ndryshim i rëndësishëm pritet që të ndodhë në jetën tuaj, prandaj yjet ju këshillojnë që ta shtroni mirë rrugën e së ardhmes. Do të keni të reja si në aspektin sentimental edhe në atë profesional. Mendohuni mirë dhe me qetësi për hapin e radhës që do të hidhni.
Shigjetari
Mos prisni që këtë javë të shikoni rezultate në punë. Shumë gjëra do të zvarriten dhe do t’ju duhet që shpeshherë të gjeni zgjidhje edhe atëherë kur duket se nuk ka. Përpiquni që me durim t’i përballoni situatat e vështira dhe keni për ta parë se do t’ia dilni mbanë.
Bricjapi
Pa dyshim që kjo do të jetë një javë e mbushur me optimizëm për të lindurit në shenjën e Bricjapit. Hëna do të jetë e kthyer në pozicion të favorshëm dhe kjo do t’ju japë atë dozën e nevojshme të energjisë për të shfrytëzuar në maksimum aftësitë tuaja për punë.
Ujori
Së fundmi keni mbetur të zhgënjyer nga rezultatet aspak të kënaqshme. Mos harroni se vendosmëria është çelësi për të arritur çdo objektiv. Prandaj jini optimistë dhe mos lejoni asgjë t’ju shkurajojë. Forca, ju mundeni t’ia dilni mbanë!
Peshqit
Një situatë në dukje e përkryer mund të marrë për keq nga çasti në çast. Jeni në periudhë paqeje me partnerin, por ekziston ende mundësia që situata të degjenerojë. Gjatë javës në vijim do të përjetoni gjendje pasigurie në marrëdhënien në çift.