Një fëmijë vetëm 8-muajsh që zhytet në ujë dhe noton, e kishit imagjinuar? Francis, i cili është vetëm 8-muajsh, mund të qëndrojë në ujë, të zhytet dhe të dalë nga rreziku nëse është nevoja. E ëma e Francis, Fixhi, ka treguar se i biri ka filluar të marrë leksione noti që kur ishte 3-javësh.
“Nëse shikojmë në Youtube, ka plot video bebesh që i lëshojnë në ujë. Shtysa e parë në fakt, ka qenë im shoq. Kur lindi djali tha se do ishte mirë ta mësonim me not. Mora edhe një trajnim personal, sesi të trajnosh bebet në ujë,” –është shprehur Fixhi.