Shkencëtarët kanë sfiduar natyrën në një eksperiment të ri, i cili mund të bëjë të mundur një ditë lindjen e fëmijës nga dy meshkuj.
Në të ardhmen mund të kemi bebe pa nënë, pasi shkencëtarët kanë zbuluar një metodë për lindjen e një pasardhësi pa nevojën e vezëve të femrës.
Eksperimenti i kryer nga Universiteti Bath, në Britani, mund të krijojë një mundësi për lindjen e fëmijës nga ADN-ja e dy meshkujve.
Kjo teknikë rrit mundësitë që edhe homoseksualët të bëhen prindër të një bebeje që do të ketë ADN-n e të dyve, ndërsa do të nevojitet edhe një grua për të mbajtur beben për 9 muaj.
Teknika do t’u japë gjithashtu mundësi femrave të sëmurë me kancer të bëhen nëna, duke qenë se kimioterapia dhe terapia me rreze mund të dëmtojë sistemin riprodhues të tyre.
Edhe se vezët mund të ngrihen para se të bëhet terapia e kancerit dhe më pas të fertilizohen me anë të teknikës in-vitro, nuk mund të bëhet asgjë nëse humben.
Kjo teknikë mund të ndihmojë edhe femrat që duan të bëhen nëna në moshë të vjetër. Me kalimin e moshës vezët fillojnë të pakësohen, prandaj është shumë e vështirë ngjizja e fëmijës. Por, nëse bëhet i mundur fertilizimi i qelizës së lëkurës, mund të rriten shanset e lindjes së fëmijës edhe në moshë të vjetër.