Nata e sotme në hotelet e Kievit në ditën e finales së Champions League, kushton 2 deri në 3 mijë euro. Po kaq do kushtojë edhe nesër për këdo tifoz që avionin e kthimit e ka 24 orë më pas. Kompanitë prestigjoze të hotelerisë së kryeqytetit të Ukrahinës nuk ju përgjigjën klientëve që kishin prenotuar që në Shtator vetem me 30 dollarë dhoma, por i lanë ato bosh në pritje të tifozëve, kundrejt çmimit marramendës 2-3 mijë euro nata. Mijëra tifozë evropianë që kishin prerë biletat për të parë sot në stadium finalen e Champion Ligës Liverpul- Real i Madridit u gjendën në shok.
Mirëpo kur njerëzit bashkohen dhe të rinjtë nuk flenë ndërron historia. Disa studentë hapën një adresë në fb, e cila quhet ; “Kiev free couch” dmth “divan pa lekë “. Kete e bënë për tju kundërvënë hoteleve. Ata ftuan në shtëpitë e tyre pa pagesë tifoza nga e gjithë bota. Vetëm një ditë me pas në faqe u anëtarësuan mijëra qytetarë të Kievit. “Kam nje dhome mund te mbaj 2 3 vete”. “Kam 3 krevate.Falas !”. “Gjithçka falas për 3 ditë nga familja ime ”. Shumica e ukrahinasve në faqe nuk dinë anglisht, por komunikojnë me fansat e Liverpul dhe Real i Madridit me google translate. Me këtë iniciativë të jashtëzakonshme të popullit të Kievit pothuajse të gjithë tifozët janë strehuar në shtëpitë e tyre.
Populli i Kievit është ngritur kundër kompanive shumëkombëshe të hoteleve që duan të grabisin njerëzit e thjeshte si ata, e për një ditë tju marrin rrogën e muajit.
Kjo është një kryengritje ndaj oligarkëve, por sipas stilit të tyre. Ky është një aprovim gjithashtu, se ata e duan Evropën dhe evropianet.
Tani perveç tifozëve ne Kiev është dhjetëfishuar numri i gazetarëve, të cilët në këto momente kryelajmin e tyre kanë pikërisht protestën e popullit të Kievit nëpërmjet mikpritjes.
(Më poshtë fotot e faqes )