Nëse mendoni se nuk ju shkojë balluket, thjesht nuk i keni prerë sipas formës së fytyrës. Kjo prerje u shkon të gjitha femrave, pasi nxjerr në pah sytë dhe vetullat që janë kornizë e fytyrës, por thjesht duhet të dini modelin që ju shkon.
Nëse keni fytyrë në formë të gjatë: Balluket shkurtojnë gjatësinë e fytyrës. Në përgjithësi, balli është i lartë dhe, kur mbulohet nga balluket, krijohet përshtypja se fytyra është më e shkurtër dhe më e gjerë. Në këtë rast, shkojnë balluket e gjata. Ato mund të jenë të drejta për një look më tendencë apo të rrumbullakosura me bordura dhe natyrale.
Nëse keni fytyrë në formë ovale: Balluket në kënd dhe më të shkurtra shkojnë për mrekulli me fytyrën ovale. Balluket me fije janë më femërore, pasi krijojnë lëvizje dhe teksturë. Të gjitha modelet e ballukeve u shkojnë atyre që kanë fytyrë në formë ovale, gjë që shpjegon faktin pse balluket, majat e të cilave përkulen jashtë, janë të përkryera. Balluket mund t’i mbani edhe super të shkurtra dhe pranë linjës së flokëve, për një model ngacmues.
Nëse keni fytyrë në formë të rrumbullakët: Balluket pak më të shkurtra në qendër i zgjasin fytyrat e rrumbullakja, u japin një pamje më ovale. Balluket mund të jenë të rralla dhe fine, duke e nxjerrë më në pah ballin, gjë që ka më shumë efekt në gjatësinë e fytyrës. Edhe balluket asimetrike krijojnë efekt, pasi ato zhvendosin shikimin.
Nëse keni fytyrë në formë zemre: Balluket e drejta që bien mbi vetulla mbulojnë ballin dhe zbusin mjekrën me majë. Meqenëse balli është në përgjithësi i gjerë në këtë lloj fytyre, balluket e vendosura anash janë ideale. Edhe balluket e çrregullta dhe të gjata, të vendosura në njërën anë, u shkojnë këtyre fytyrave, pasi u japin më shumë polivalencë.
Nëse keni fytyrë në formë katrore: Kjo është forma e përkryer për balluket e gjata, fine dhe me kënd, pasi ato heqin efektin e katrores dhe tërheqin vëmendjen në diagonale dhe jo në horizontale. Kjo krijon efekt të këndshëm dhe fytyra duket më e gjatë, ndërsa balluket e drejta e theksojnë formën katrore të fytyrës.