Në maj, nëse e mbani mend flitej për një autobuz i cili nëse do të ndërtohej do të mund të ecte gjatë trafikut sipër makinave. Bëhet fjalë në Kinë ku trafiku është i pashmangshëm.
Epo le të jemi të sinqertë…asnjëherë nuk e menduam seriozisht që ky lloj autobuzi do të ndërtohej me të vërtetë. Epo, ja që është ndërtuar dhe është bërë testi i parë i tij në Qinhuangdao, Hebei!
Ideja e projektit u propozua për herë të parë në panairin e 19 Expo në Maj. Pavarësisht se modeli i prezantuar ishte në miniaturë, zhvilluesi tha se në Gusht do të ishte gati, dhe duket se e kanë mbajtur fjalën sepse autobuzi është provuar në rrugë dje(300 metra) por ata premtuan se brenda një viti do të jetë gati për tu vënë në përdorim të plotë! Dhe ne i besojmë plotësisht dhe i urojmë shumë suksese.