Astronomët bëjnë zbulimin fantastik: Një liqen i tërë nëntokë!

Kuriozitete

planeti mars
Astronomët kanë zbuluar prova të një rezervuari gjigand me ujë në polin e jugut në Mars. Kjo është hera e parë që identifikohet një trup ujor i qëndrueshëm në planetin e kuq. Këto gjetje rrisin shanset e jetës në planet, të cilat më përpara konsideroheshin të papërfillshme. Megjithatë, janë ende duke u bërë analiza dhe teste të shumta, për të zbuluar realisht se çfarë ndodhet në planet.

uje mars

Nuk dihet sesa arrin thellësia e ujit, por dihet që është jashtëzakonisht i ftohtë. Për të arritur në një rezultat perfekt të kërkimeve të tyre, duhet të krijohet një robot fluturues i cili do të jetë i aftë të gërmojë në 1.5 km akull për të sjellë më pas provat e asaj çka ndodhet nën të. Sigurisht, kjo gjë kërkon kohë, kështu që e vetmja gjë e sigurt për momentin është se në Mars përfundimisht ka ujë.